Vrau gruan pastaj veten, 83-vjeçarja kërkonte strehim në azil për shkak të dhunës së burrit

Mos i humb

Një krim i rëndë në familje tronditi një ditë më parë Shkodrën. 79-vjeçari Fadil Bandulla qëlloi me armë bashkëshorten e tij 83-vjeçare Sanije Bandulla, e më pas qëlloi edhe veten duke gjetur vdekjen.

Mësohet se çifti kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin, ku rasti më i fundit ka qenë fundjavën e kaluar.

Bëhet me dije se 5 ditë më parë, Bandulla është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me lëndime të shumta për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Ngjarjen e rëndë ajo e ka rrëfyer edhe përpara patrullës së policisë, në spital, dhe ka kërkuar ndihme nga uniformat blu.

Raportohet gjithashtu se 83-vjeçarja po planifikonte largimin nga shtëpia dhe kalimin e saj në azilin e pleqve për shkak të dhunës në familje të planifikuar nga bashkëshorti.

Ata kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte. Të moshuarit kanë dy djem që jetojnë në SHBA dhe një vajzë në Gjermani. Ata u gjetën dje të pajetë, por ngjarja dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit