Detaje të reja janë mësuar në lidhje me të riun Aldi Rama, që vrau veten e tij, disa orë pasi qëlloi me armë oficerin e krimeve në Lezhë Saimir Hoxha, i cili humbi jetën në spital.
Në një intervistë ai nuk beson se ai ka vrarë veten, por se i riu është vrarë nga Policia, ndërsa hedh hije dyshimi mbi plumbin që ka marrë i riu.
“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pashë në telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja.
Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete.
Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë.
Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten.
Më ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë.
Kam qenë i shokuar,”-tha ai.


