Vrau pronarin e servisit pas sherrit për gomën e makinës, arrestohet pas 7 vitesh ish-agjenti i SHISH

Mos i humb

Është arrestuar pas disa vitesh në arrati, ish-agjenti i SHISH, Xhevahir Mzhika, i cili akuzohet se ka vrarë një person.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 në zonën e njohur si ish ­Fusha e Aviacionit në kryeqytet pas konfliktit me pronarin e një servisi për gomën e makinës, që sipas autorit i kishte rrezikuar jetën e tij dhe të familjes gjatë një udhëtimi.

Autori i ngjarjes kishte riparuar një gomë tek servisi i F.Selmanit. Goma kishte plasur gjatë një udhëtimi të ish-agjentit të SHISH, kur ky i fundit udhëtonte bashkë me familjen.

Mzhika ka shkuar te servisi dhe ka kërkuar llogari pasi sipas tij, aksidenti i kishte rrezikuar jetën atij dhe familjarëve të tij.

Pas ngjarjes, Xhevahir Mzhika u largua për t’u gjet deri këtë të martë pas 7 vitesh arratiPas ngjarjes, Xhevahir Mzhika u largua për t’u gjet deri këtë të martë pas 7 vitesh arrati

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë. Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Florian Selmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit