Vritet me thikë një person në Mitrovicë

Mos i humb

Një person në Mitrovicë është vrarë me thikë në mesnatë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje shtesë rreth rastit.

Viktima sipas Policisë është sulmuar nga dy persona dhe më pas është dërguar në QKUK, por që nuk ka arritur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja me thikë.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.

Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit