Vuçiç dhe Merkel takohen sot në Paris, dialogu Kosovë-Serbi tema kryesore e takimit!

Mos i humb

Dialogu Kosovë-Serbi, do të jetë tema kryesore e takimit të sotëm mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Që të dy do të takohen sot në Paris dhe siç raportojnë mediat serbe, temë kryesore e diskutimit do të jetë edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Takimi i tyre pritet të mbahet para fillimit të ceremonisë zyrtare që shënon armëpushimin që dërgoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Vuçiç e Merkel takohen në një moment kur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë në një periudhë të ndjeshme.

Kjo për shkak të taksës që Prishtina i ka vënë importit të mallrave serbe në Kosovë.

Sipas raportimeve të sotme të mediave të Beogradit, kjo çështje pritet të adresohet edhe në këtë takim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit