Ruajtja e paqes është parakushti kyç për vazhdimin e çfarëdo bisedimesh për ardhmërinë e rajonit, u pajtuan sonte ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropën dhe Evroazinë, Wess Mitchell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Siç njoftohet nga Presidenca e Serbisë, në bisedën telefonike Mitchell dhe Vuçiç shkëmbyen qëndrime për çështjen e “sulmit brutal” ndaj drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Të dy bashkëfolësit u pajtuan se ruajtja e paqes është parakushti kyç për vazhdimin e çfarëdo bisedimesh për ardhmërinë e rajonit.
Paraprakisht Vuçiç në Beograd bisedoi me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini, ku ranë dakord se nevojitet të gjenden mënyra të reja për të vazhduar me punën dhe zgjidhjen e problmeve mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore.


