Vuçiç: Do të përpiqem të flas me Erdoğan-in për paralajmërimin e lobimit për pavarësinë e Kosovës

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të përpiqet të flasë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka njoftuar se do të rritë lobimin për pavarësinë e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët kanë detyrim të mos lobojnë për njohje ose çnjohje”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Sipas tij, Turqia është fuqi e madhe dhe Erdoğan është një udhëheqës i madh.

“Ai është shumë i fuqishëm, ndërsa ne nuk jemi, por besoj se do të zbusë pak pozicionin e tij. Serbia nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të luftojë për vendin e saj”, shtoi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë gjithashtu tha se nëse dikush fillon veprimin e njohjes nga 1 shtatori, Serbia do ta kundërshtojë atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit