Vuçiç e konsideron si të kryer këmbimin e territoreve! Flet për disa “disa çështje më të thjeshta”

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç iu ka përgjigjur presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili dje kishte thënë se këmbimi i territoreve ndërmjet dy vendeve është zgjidhje më e mirë për përparim drejt BE- së e NATO –s.

“Nuk është e paditur se ç’rëndësi ka zgjidhja me kompromis e çështjes së Kosovës, por për çfarë po flasim kur i kemi taksat. Këtë masë anticivilizuese. Po i vënë flamujt nëpër rafte që qytetarët të mos e blenë prodhimin serb. Për ta ‘smoki’ ka përkatësi kombëtare. Kjo që nuk ndodh në asnjë vend në botë, ndodh në territorin që e kontrollon Prishtina. Për këtë arsye kur ka lajme të mira si ai i tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Palau, është lajm i mirë”, citon rts të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar të mos jetë optimist se do të arrihet te zgjidhja finale për Kosovën, porse, ka përsëritur, është i gatshëm për vendime të vështira dhe për këto vendime ai ka kërkuar duhet kompromise./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit