
Presidenca e Serbisë ka publikuar njoftimin që jep detaje nga urimet e Aleksandar Vuçiçit dhe bisedën e tij me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka uruar Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban për rezultatin e mirë të partisë së tij Fides në zgjedhjet e Parlamentit europian.
Në njoftimin e presidentit serb, Orban gjatë një bisede telefonike me Vuçiçin ka thënë se “fitoren rekorde”, ia dedikon Hungarisë dhe popullit hungarez, por është zotuar edhe për vazhdimin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë.
“Ju zotëri president mund të llogarisni në mbështetjen dhe ndihmën e Hungarisë në rrugën evropiane të Serbisë si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në të gjitha fushat”, deklaroi Orban. Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se raportet mes Serbisë dhe Hungarisë janë në nivel të lartë të bashkëpunimit dhe bazohen në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, thuhet në njoftim.


