Vuçiç me akuza të reja për liderët nga Kosova!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar kundër Platformës për Dialog nga Prishtina.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka përcjell nënkryetarit amerikan të shtetit, David Hale se shteti serb “në një kohë relativisht të shkurtër do të marrë masa”.

Ai theksoi se me to do të reagojë ndaj mosplotësimit të detyrave nga marrëveshja e Brukselit në lidhje me vendimin për taksë nga Prishtina dhe ndërprerjen e dialogut me Beogradin, duke shtuar se qëndrimi i Beogradit do të jetë “i vendosur, serioz, përgjegjës dhe i qëndrueshëm”, shkruajnë mediat serbe.

Në njoftimin nga kabineti i tij, Vuçiq në takime me Hale ka thënë se Platforma për dialog me Beogradin e nënshkruar sot “në kuptim tregon se Prishtina ka vendosur ta ndërprejë dialogun me Beogradin”.

Ai ka theksuar se Beogradi kërkon paqe, por nuk do të nënshtrohet ndaj presionit.

“Pas platformës së tyre, me të cilën tregojnë se kurrë nuk kanë dashur dialog, mund të them se do ta ruajmë, dhe besoj se do ta ruajmë paqen. Nuk jemi frikësuar nga kërcënimet e tyre dhe partnerëve të tyre nga të gjitha anët”, u shpreh ai. “Përgjigja jonë do të jetë e qëndrueshme, serioze dhe e vendosur. Do ta ruajmë Serbinë dhe interesat nacionale të Serbisë. Mjaft kemi luftuar dhe shikuar që të mos e lëndojmë dikë”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit