Vuçiç në panik, Ushtria e Kosovës drejt veriut

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se Beogradi ka informata se trupat e Kosovës nga baza Belvedere dhe Vrella janë nisur drejt veriut të Kosovës.

“Ata përsëri morën motoranijen e njëjtë me të ciliën Thaçi ka lundruar në Ujman. Është e mundur që ata të nisen për kontroll të Liqenit dhe t’i tregojnë muskujt, duke kontrolluar  “vendkalimin e gjelbër” në veri për ta penguar çdo depërtim të mallrave serbe në vendbanimet me popullatë serbe në Kosovë”, ka thën Vuçiç.

Ai  ka, shtuar  se Serbia po e vëzhgon situatën në terren.

Për më tepër  presidenti serb Aleksander Vuçiç ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës  për ngritjen e taksës 100 për qind praktikisht pamundëson qarkullimin e mallrave serbe.

Vuçiç ka thënë se ngritja 100 për qind e taksës praktikisht pamundëson qarkullimin e mallrave serbe në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit