Vuçiç në tension pas taksës 100%, mbledh këshillin e Sigurisë dhe ambasadorët

Mos i humb

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100% ndaj produkteve serbe, ka tensionuar zyrtarët serb.

Siç raporton Tanjug, presidenti serb Aleksandar Vucic ka thirru në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e vendeve të huaj.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të ketë një takim të jashtëzakonshëm këtë pasdite me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE dhe anëtarëve të Quintit dhe gjithashtu planifikoi një sesion të Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbi masat e fundit të Prishtinës”, raporton Tanjug, përcjell gazeta metro. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës mori këtë vendim ndaj produkteve serbe në mbledhjen e sotme, me të cilin po preket edhe Bosnja.

Ndryshe, këto dy javë në Serbi janë ngritur alarme për humbje ekonomike. Sot një ministër i Serbisë tha se për këto dy javë të taksës 10% kanë humbur 3.6 milionë. Me taksën e re prej 100%, humbjet për Serbinë do të rritet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit