Vuçiç nuk ndalet, ja çfarë thotë këtë herë për Kosovën

Mos i humb

Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk është shumë optimist për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ne serbët më shumë i duam mitet”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Ai pasi e ka fajësuar Prishtinën se “nuk ka kurrfarë vullneti për kompromis”, ai ka kritikuar edhe”pjesën më të madhe të opinionin serb, që po ashtu s’ka këso gatishmërie”.

“Ne më shumë duam të kemi projeksione mitike të së kaluarës dhe nuk dëshirojmë raport racional ndaj Serbisë”, është shprehur Vuçiç.

Ai ka shtuar se qëndrimin e tij se si e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta paraqesë pasi t’i dëgjojë të gjitha palët e tjera që marrin pjesë në dialog rreth kësaj çështjeje e po ashtu pret edhe deklarimin e Akademisë Serbe të Shkencave si dhe të shoqërisë civile.

Sipas Vuçiçit Kosova nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa vullnetin e Serbisë.

Në rrethanat e tashme të polarizimeve politike dhe të ekzistimit të botës multipolare nuk ka kurrfarë gjasësh që Kosova të marrë karrige në OKB, pos nëse merret vesh me Serbinë nga e cila Serbia duhet të përfitojë diçka, dhe jo të mos ketë asgjë dhe të jetë e poshtëruar, është shprehur Vuçiç.

Se cili do të jetë ai përfitim, Vuçiç tha se nuk dëshiron të flas tash, porse këtë do ta bëjë në mars ose prill të vitit të ardhshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit