Vuçiç: Nuk pranojmë heqjen e takës në këmbim të njohjes së Kosovës!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i disponuar shkon në Bratislavë për të marrë pjesë në Forumin në të cilin do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai me disponim shkon në forum, sepse ndihet i pafajshëm dhe nuk është përgjegjës për atë se çfarë po ndodhë në Kosovë.

“Është e lehtë, sepse do ta them të vërtetën, do ta them atë që të gjithë e shohin”, është shprehur Vuçiq, për TV Prava.

Sipas tij, të gjithë e dinë të vërtetën, por mbajnë anën e Kosovës.

“Pa marrë parasysh se të gjithë e dinë se ne kemi të drejtë, ata do të jenë në anën e Prishtinës. Çfarëdo që të them Bashkimit  Evropian  për Kosovën , ata do të jenë në anën e tyre, në anën e asaj që e kanë ndërtuar. Ata nuk do të heqin  dorë nga ajo që kanë investuar gjithë këto vite, “tha Vuçiq.

I pyetur nëse ai është i zemëruar në BE, Vuçiq, thotë se nuk është i zemëruar, por i zhgënjyer.

“Unë nuk mund të them se jam i zemëruar, më tepër jam i zhgënjyer. Ka më shumë se gjashtë vite që ne nuk mund ta marrim atë që shqiptarët kanë nënshkruar.  Në politikë nuk ka zemërim, nuk ndihmon asgjë zemërimi, mund të ketë vetëm zhgënjim”, tha Vuçiq.

Presidenti serb ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Bratisllavë, do të takohet me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, ku do të kërkojë heqjen taksës, por thotë ai se nuk pranojnë kushtin me njohjen e Kosovlës, siç kanë kërkuar amerikanët.

“Unë nuk do të lejojë asnjëherë që ata ta heqin taksën dhe pas kësaj të kërkojnë ta njohim Kosovën. Kjo më është thënë  nga amerikanët të cilëve ju kam thënë njëqind herë se nuk do të pranoj këtë ”, tha Vuçiq

Nga ana tjetër Vuçiq ka folur edhe për takimin e kryeministrit Ramush Haradinaj me  Kancelaren Angela Merkel, ndërsa theksoi se Haradinaj do të “mashtrojë”  Merkelin duke premtuar themelimin e Bashkësie të Komunave, në formën e një OJQ-je, kurse taksa nuk do të përmendet fare.

“Kjo është loja e tij e pakuptimtë, edhe ai e  di se ajo është e kotë, sepse Serbia nuk do të bie dakord”, tha Vuçiq./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit