Vuçiç: ROSU mund të hyjë në veri vetëm me dy kushte

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përveç FSK-së, as njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, nuk mund të hyjë në veri të Kosovës. “E  vërteta e vetme është se edhe ROSU-s i duhen dy kushte për të hyrë në veri – e para pëlqimi nga KFOR-i dhe e dyta pajtimi nga komuniteti serb”, ka thënë Vuçiçi për B92.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013, është garantuar që NATO’ja është ajo që ka për detyrë të ruajë sigurinë në Kosovë, njofton Klan Kosova.“Kjo është e gjithë e vërteta. Kushdo që thotë ndryshe, është gënjeshtari më i keq”, përfundoi Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit