Vuçiç del prej lëkure, thotë: nuk ka dialog edhe sikur Trump personalisht t’i telefononte!

Mos i humb

Si duket presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë jashtë lëkurës së tij. Nga njëra anë për shkak të protestave masive që po organizohen kundër tij dhe ministrave të tjerë, e nga ana tjetër për shkak të ndihmës së hapur të SHBA-ve që po i jep Kosovës”.

“Ata gjithmonë flasin se janë për paqe dhe dialog, se nuk do t’i rrisin e as do t’i thyejnë rregullat e deritanishme, por, po shohim se e kanë bërë bash të kundërtën”, ka thënë presidentit serb, Vuçiç.

Gjithashtu, Vuçiç ka thënë se nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar për të rinisuar bisedimet me Kosovën përderisa kjo e fundit nuk largon taksën ndaj mallrave serbe.

Siç dihet, dialogu mes Kosovës e Serbisë është bllokuar këtë vit si pasojë e çështjeve si rishikimi i kufijve, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, refuzimi i Serbisë të njohë Kosovën dhe si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serbe në nëntor.

Kohë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi letra si Vuçiqit ashtu edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar nga ata me ngulm që të arrijnë një marrëveshje.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyroj të flas për diçka derisa të mos tërhiqen taksat. Madje as thirrja personale e Trumpit”, ka thënë para gazetarëve dje Aleksandar Vuçiç.

Nga ana tjetër, Agjencia Amerikane e lajmeve shkruan po ashtu se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se shteti i tij do të rrisë buxhetin ushtarak për vitin e ardhshëm për 35 për qind, që i bie në 919 milionë dollarë, dhe atë, “për t’u përgatitur kundër çdo rreziku të mundshëm, sepse në Ballkan nuk është se kemi pak rreziqe”.

Vuçiçi ka paralajmërur se Serbia do të reagojë për serbët në Kosovë nëse sulmohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit