Vujiçiç: Fjalimi i Vuçiçit tregon se Beogradi zyrtar më në fund e sheh realisht situatën në Kosovë

Mos i humb

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiç, ka thënë se vizita dhe retorika e presidentit serb Aleksandar Vuçiç është një konfirmim i fuqishëm se Beogradi zyrtar më në fund realisht e sheh situatën në Kosovë, është i vetëdijshëm për gabimet e së kaluarës dhe se është gati për një marrëveshje historike dhe një paqe të qëndrueshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Meqë kishim guximin të kritikonim qëndrimet dhe retorikën e ish-zyrtarëve të Beogradit, këtë herë ne duhet të mbështesim mesazhet pozitive që Presidenti i Serbisë dërgoi gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë”, vlerëson Vujiçiç.

Siç ka thënë tutje, Vujiçiç, “ne veçanërisht mirëpresim faktin se në asnjë fjalë nuk i ka ofenduar shqiptarët e Kosovës, por përkundrazi ka dërguar mesazhe të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes për serbët dhe shqiptarët”.

“Një marrëdhënie e tillë duhet të inkurajojë të gjithë njerëzit që duan paqe të përhershme”, ka përfunduar Vujiçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit