VV: Gent Begolli nuk ishte kompetent për ta udhëhequr Telekomin

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, në të cilën shfaqën shqetësimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës dhe në menaxhimin e Telekomit nga ish-kryeshefi ekzekutiv Gent Begolli, ku sipas tyre ai nuk ishte kompetent për të udhëhequr këtë detyrë.

Me 12 korrik të këtij viti është miratuar një rezolutë ku sipas kësaj rezolute të filloj zbatimi i të gjitha detyrimeve nga Ligji për ndërmarrje publike duke anuluar çdo vendim tjetër që bie ndesh me këtë ligj.

Me këtë rast, Fatban Bunjaku, nga komiteti për komunikim elektronik dhe postar nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se edhe pas tre muaj nga miratimi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës nuk është marr asgjë lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, Kryeshefi i Telekomit Gent Begolli, ka dhënë premtime dhe projekte të mëdha dhe në fund dha dorëheqje.

“Gent Begolli, nuk ka aftësi dhe përvojë për ta udhëhequr Telekomin. Qeveria Haradinaj e mburrte e inkurajonte këtë menagjment , por ku jemi sot. Aktualisht ëshë pa kryeshef ekzekutiv. Begolli na paralameronte për plane të mdhaja në kompani, por parpritmas dha dorëheqje. Çka po tentojmë me këtë gjendje? Duke mos pasur menaxhment të emëruar në llogari të Z mobile tentojmë ti zhvatin dhjetëra miliona euro. Këto dite në Telekom po flitet se si ushtrues detyre është bërë Trim Musliu, një njëri edhe më pak kompetent për ta udhëhequr, ndërkohë që bordi përbëhet nga familjar e nënkryetar nga dega PDK AAK e Nisma”, tha Bunjaku

Më tutje sipas Bunjakut, Kosova ka shumë profesionist për ta udhëhequr këtë kompani publike dhe i benë thirrje Qeverisë që të merr hapa drejt kësaj çështje.

“Kosova ka dhjetra e qindra profesionist të cilët janë të gatshëm që të hyn në rioganizmin e Telekomit dhe për ta kthyer atë në gjendje normale. I bëjë thirrja Qeverisë që të ndërmarr hapa drejt kësaj çështje dhe se Qeveria duhet të bllokoj kontratën”, u shpreh Bunjaku./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit