VW Golf festoi ditëlindjen e 45-të: një model që ndryshoi botën e makinave!

Mos i humb

VW Golf – e konsideruar si makina më e suksesshme evropiane – festoi të premten 45-vjetorin e saj. Më 29 mars 1974 zyrtarisht filloi prodhimin kjo seri bestseller në fabrikën e Wolfsburgut.

Askush atëherë mund të kishte imagjinuar se pas “Buba”-s, për shtatë breza do prodhoheshin më shumë se 35 milion kopje. Dhe ky rekord i takon pikërisht VW Golf

Që nga fillimi i prodhimit 45 vjet më parë, klientët në mbarë botën porositën aq shpesh një kopje të re Golf, duke çuar prodhim mesatar vjetor në 780.000 automjete.

Dhe e gjitha filloi me Golf VW të gjeneratës së parë – ndryshe Golf I, e cila ka qenë në dispozicion si një hatchback me tre apo pesë dyer.

Konsumatorët në fillim mund të zgjidhnin në mes të dy versioneve me benzinë: Motori 1.1 litra me 50 kuaj-fuqi që i mundësonte shpejtësinë maksimale prej 140 km / h, ndërsa më i fuqishmi ishte 1.5 me 70 “kuaj”, ku shpejtësia maksimale shkonte deri 160 km / h. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit