Walker i dhuron një lule Thaçit: Mbaje në zyrë t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Mos i humb

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Walker derisa ka folur ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë, njofton Klan Kosova.

Walker, më tej një lule të cilën sot e morri si dhuratë në Reçak, nga nj vajzë e vogël, ia ka dhuruar presidentit Thaçit me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi”.

“Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walker.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit