Pekini e siguroi Bejrutin dje në mbrëmje për mbështetjen e tij në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe kritikoi ashpër Izraelin për nisjen e valës më vdekjeprurëse të sulmeve të tij ajrore në dekada ndaj milicisë libaneze Hezbollah.
“Kina po e mbështet fuqishëm Libanin në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe dinjitetit kombëtar të tij”, tha ministri i Jashtëm Wang Yi, sipas ministrisë së tij në Nju Jork.
Wang u takua me homologun e tij libanez, Abdallah Bou Habib në qytetin amerikan përpara samitit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Pavarësisht se si do të zhvillohet situata, Kina do të vazhdojë të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe të “vëllezërve të saj arabë”, duke përfshirë Libanin”, tha Wang.
Ministri kinez dënoi sulmet pa dallim të Izraelit kundër civilëve dhe objekteve të komunikimit në Liban, duke shprehur shqetësimin për situatën.
Wang përsëriti gjithashtu thirrjen për një armëpushim në Gazë dhe një zgjidhje me dy shtete të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve.


