I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati.
Wisner e uroi Bushatin për postin e tij në Uashington DC, ndërsa pohoi lidhjet historike mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për rolin vendimtar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjet e Ukrainës.




