Xhafaj: Dhunë e pajustifikuar, askush mbi ligjin e shtetin

Mos i humb

Edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj doli në një konferencë për shtyp, ku foli për protestën në Rrugën e Kombit, që përfundoi në dhunë dhe shkatërrim të sportelit të pagesës së taksës, vendosur nga koncesionari.

Xhafaj dënoi dhunën e ushtruar nga protestuesit, ndaj forcave të policisë dhe pronës publike, ndërsa theksoi se agresorët do të marrin dënimin e merituar.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm bëri thirrje ndaj autoriteteve të qeverisjej vendore në Kukës, që të distancohen nga akti dhe të bashkëpunojnë për rikthimin e normalitetit.

Ja deklarata e plotë e Ministrit Xhafaj:
Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe kundër pronës së përbashkët, publike. Grupe njerëzish të papërgjegjshëm, brenda të cilëve gjendeshin njerëz me rekorde kriminale, shfrytëzuan pabesisht të drejtën për të protestuar paqësisht. Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mund të justifikojë në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sulmin kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe shkatërrimin e pronës. Janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së, nga gurët dhe sendet e përdorura gjatë përleshjes, ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë dhe po mjekohet në spital. Vlerësoj qetësinë dhe gjakftohtësinë e treguar nga forcat e policisë, në përballimin e situatës, që u orientua drejt dhunës, nga elementë që e dëshironin dhe e nxitën atë. I bëj thirrje autoriteteve vendore të Kukësit, që të distancohen nga ky akt i paprecedentë dhe të bashkëpunojnë për të rikthyer normalitetin në qarkullim, në Rrugën e Kombit. Si Ministër i Brendshëm, deklaroj se çdokush që nxit dhunën, sulmon forcat e policisë dhe dhunon pronën publike, do të marrë përgjigjen e merituar. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe mbi shtetin

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit