Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruan në “Twitter” pas mbylljes së Konferencës në Paris mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”.
“Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!”, shkruan Xhafaj.
Xhafaj pati edhe një bisedë me homologun e tij francez Collomb. “ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët. Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë”, shkruan Xhafaj.