Xhaferi-Zhidan: Konfirmim i marrëdhënieve të mira që bazohen në miqësi të sinqertë

Mos i humb

Shkup

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në kabinetin e tij e ka pritur kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend,(AA).

Në takim kryeparlamentari Xhaferi dhe homologu i tij slloven Zhidan zhvilluan takim kokë më kokë me një përbërje më të gjerë të delegacioneve.

Xhaferi pas takimit tha se ndau konstatimin se vizitat e shpeshta reciproke reflektojnë marrëdhëniet e të dyja vendeve të cilat bazohen në miqësi të sinqertë, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje.

“Në të ardhmen, duke marrë parasysh faktin se Sllovenia është investitori i pestë në vend, mbetet ta intensifikojmë edhe më shumë këtë bashkëpunim dekadash të shkelqyeshëm dhe ta shfrytëzojmë potencialin e madh në më shumë sfera siç janë ekonomia, bujqësia, energjetika, industria, mjedisi jetësor, arsimi, kultura dhe sferat tjera të interesit të ndërsjellë për të dyja vendet”, theksoi Xhaferi, duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni, mund të shërbejë si urë në realizimin e një pjese të qëllimeve në bashkëpunimin e tillë.

Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zhidan rikujtoi se para një viti më 12 shkurt Sllovenia si shteti i parë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Më pas duke theksuar se nesër do të nënshkruhet marrëveshja teknike mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020-2021, Zhidan tha se një numër i madh i të rinjve do të mund të studiojnë në Slloveni.

“Ky bashkëpunim është i rëndësishëm në shumë sfera, por unë personalisht më së shumti gëzohem që mbulon sferën e arsimit, ndërsa kjo do të thotë se shumë persona të rinj të Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të stuidojnë në Slloveni”, tha Zhidan.

Në një pyetje të gazetarëve se kur do të shpërndahet Parlamenti, Xhaferi tha se i është drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, prej ku ka marrë përgjigje se shpërndarja duhet të jetë 55 ditë para zgjedhjeve, më saktë Parlamenti do të mund të shpërndahet më së voni deri më 16 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit