Vazhdimi i seancën plenare e paraparë të mbahet për orën 10:00 ka filluar me vonesë, pasi në sallë ende nuk është bërë kuorumi.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pasur kërkesë për deputetët që mos të pinë kafe dhe t’i fikin telefonat shkaku i votimeve.
“Nëse kemi kuorum me qenë se kemi votim ju kisha lut ti fikni telefonat dhe duroni nja 2 orë pa pi kafe të paktën. Sepse kemi votimet dhe është mirë që mos ta pengojmë punën”, tha Haliti.
Ndryshe, në sallë nuk janë prezent LDK dhe LVV./Kosova Post/