Xi Jinping u rizgjodh si president i Kinës

Mos i humb

Parlamenti i Kinës të shtunën njëzëri rizgjodhi Xi Jinping si president të vendit, i cili do të jetë mandati i dytë i tij.

Jinping mori të gjitha 2.970 votat dhe në të njëjtën kohë u bë kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Ish-kryetari i Komisionit për Anti-korrupsion, Wang Qishan është zgjedhur si zëvendëspresident. Qishan gjithashtu ushtron funksionin e Sekretarit të Komisionit Qendror për Inspektimin Disiplinor të Partisë Komuniste të Kinës (CPC).

Javën e kaluar, Kina miratoi ndryshimet ligjore të cilat heqin kufizimet për mandatin e presidentit dhe zëvendëspresidentit. Ndryshimet kushtetuese mundësojnë që dy liderët të jenë në kohë të pacaktuar në pozicionet e tyre.

Ky veprim hapi rrugën që Presidenti aktual kinez Jinping të qëndronte në detyrë edhe pas vitit 2023, kur, sipas ligjit të vjetër, përfundonte mandati i tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit