Yildirim: Çështjet gjeopolitike çuan në vendimin e zgjedhjeve të parakohshme

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se vendimi për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi është marrë pasi u morën parasysh zhvillimet e fundit në çështjet gjeopolitike dhe të sigurisë.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, Yıldırım, tha se zgjedhjet e planifikuara do ta bënin gjendjen aktuale të pajtueshme me kushtetutën e re të Turqisë.

Yıldırım vuri në dukje se kishte një pritje të përbashkët midis qytetarëve turq që ndryshimet kushtetuese, të bëra në referendumin e vitit 2017, do të hyjnë menjëherë në fuqi.

“Siç e dini, sistemi parlamentar është ndryshuar me votën popullore më 16 prill 2017 dhe sistemi presidencial ka marrë vendin e tij në kushtetutën tonë. Pas adaptimit të ndryshimeve kushtetuese disa kapituj kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe disa pritet të hyjnë në fuqi në zgjedhjet e para (pas referendumit)”, deklaroi kryeministri Yıldırım.

Kryeministri turk tha se një vendim i tillë është bërë duke u marrë në konsideratë zhvillimet gjeopolitike dhe çështjet e sigurisë me të cilat ballafaqohet vendi.

Dje, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi planet për të mbajtur zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare më 24 qershor. Ai tha se përderisa kriza në Siri përshpejtohet, çështja e zgjedhjeve duhet të hiqet nga tryeza. “Për këtë arsye, vendosim të mbajmë zgjedhjet të dielën, 24 qershor 2018”, tha Erdoğan.

Njoftimi erdhi pasi lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, partia e të cilët është e vendosur të hyjë në zgjedhje në një aleancë me AK Partinë, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme. Një projektligj për këtë qëllim u paraqit në Parlament gjatë ditës së djeshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit