Yildirim kritikon Greqinë për pranimin e azilit të dy puçistëve të FETO-s

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka dënuar pranimin e kërkesave për azil të dy puçistëve të grusht shtetit nga Komisioni Grek për Azil.

Duke folur për të përditshmen greke To Vima, Yıldırım tha: “Megjithatë, ne mirëpresim mospëlqimin e qeverisë greke ndaj këtij vendimi”.

Më 8 maj, Komisioni grek pranoi peticionin e ish-majorit Ahmet Guzel, i dyshuar për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të muajit korrik të vitit 2016 në Turqi.

Guzel është një nga tetë ish-ushtarët turq, të cilët u arratisën në Greqi një ditë pas grusht shtetit të dështuar. Ata akuzohen nga autoritetet turke për përfshirjen në grusht shtetin e dështuar dhe se janë anëtarë të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO).

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

“Ata morën pjesë aktive në vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe duke plagosur shumë të tjerë. Ata shënjestronin një president të zgjedhur”, tha Yıldırım, duke shtuar se komplotët e grusht shtetit ikën nga vendi kur e kuptuan se komploti i tyre kishte dështuar.

Kryeministri turk tha se sistemi grek i drejtësisë kishte shkelur të drejtat e viktimave të grusht shtetit duke i liruar anëtarët e FETO-s.

Konfliktet në Detin Egje 

Duke folur për konfliktet midis dy vendeve, kryeministri Yıldırım tha se “tensioni nuk mund të zgjidhet vetëm me përpjekjet e Turqisë”. Ai shtoi se të dyja palët ishin të vetëdijshme për ndjeshmërinë e njëri-tjetrit dhe duhet të zgjidhin çështjet me dialog të vazhdueshëm.

“Ne presim që Greqia, duke përfshirë mediat e saj, të veprojë me maturi”, tha Yıldırım.

Ai gjithashtu tha se negociata “të kujdeshshme dhe të durueshme” ishin të nevojshme për zgjidhjen e problemeve në lidhje me ishujt në Egje.

“Padyshim, ka disa formacione gjeografike që i janë dhënë Greqisë (në përputhje) me marrëveshjet ndërkombëtare. Këto janë në një listë konflikti në Egje”, tha Yıldırım.

Në muajin prill të rinjtë grekë u përpoqën të vendosnin një flamur në një ishull pranë Didim-it të Turqisë jugperëndimore, që është incidenti i fundit në një varg incidentesh të ngjashme.

Në muajin shkurt, një anije patrullimi turke u përplas me një anije patrullimi të rojeve bregdetare greke pranë ishujve Kardak në Egjeun juglindor.

Në janar, rojet bregdetare turke bllokuan ministrin e Mbrojtjes së Greqisë nga afrimi i tij në Kardak për të vendosur një kurorë atje.

Një mosmarrëveshje prej dekadave të gjata midis Turqisë dhe Greqisë mbi ishujt e Egjeut i sollën të dy vendet në prag të një konfikti të armatosur në vitin 1996.

Greqia mban çelësin e marrëveshjes së refugjatëve 

Poashtu duke iu referuar kalimeve të refugjatëve, kryeministri turk tha se numri mesatar ka rënë në 100 nga 7.000 refugjatë në ditë pas marrëveshjes për refugjatë midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Në vitin 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje që synonte të ndalonte rrjedhën e migracionit të parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe duke përmirësuar kushtet për rreth 3 milionë refugjatë sirianë në Turqi.

Kryeministri Yıldırım kujtoi se procesi i dërgimit të migrantëve pa dokumente po ecën ngadalë në Greqi. Ai shtoi se refugjatët po mbahen në ishuj për periudha të gjata kohore, si rezultat duke humbur në elementin psikologjik, i cili funksiononte si një pengesë për refugjatët.

“Ju mbani çelësin në duart tuaja”, tha Yıldırım, duke iu referuar një zgjidhjeje për krizën./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit