Yildirim: Palestina është çështje e Turqisë dhe e popullit tonë

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi se “Palestina është çështje e Turqisë, çështje e popullit tonë”.

Yildirim, në fjalimin e tij në mitingun për mbështetje për Palestinën nën mesazhin “Mallkuar zullumi, mbështetje Kudsit”, tha se Turqia me 81 milionë është pranë Palestinës dhe popullit palestinez.

Ai tregoi se është hapur zjarr drejt fëmijëve, grave dhe të rinjve të pambrojtur të cilët ishin duke bërë demonstrata legjitime dhe paqësore.

“Ata që e bënë këtë janë përgjegjës pranë historisë dhe se patjetër do të japin llogari. Administrata dhe presidenti i SHBA-ve që kanë zhvendosur ambasadën në Kuds duke bërë një gabim të rëndë, janë bërë partneri i këtij persekutimi”, tha Yildirim.

Ndër të tjerat Yildirim tha se: “Për fat të keq, qeveria e Izraelit nuk është mjaftuar me masakrimin e njerëzve të pafajshëm, por edhe nuk lejon që të ndihmohen të plagosurit. Nuk do të shmangemi si shtet dhe popull në lidhje me ndihmat humanitare. Nëse ka nevojë do të mobilizojmë Kombet e Bashkuara ose organe tjera për t’i shëruar plagët e vëllezërve tanë”.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit