Yildirim: Rezoluta e OKB-së për Kudsin ka forcuar shpresën për paqe në rajon

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në lidhje me rezolutën e OKB-së për Kudsin tha se: “Fitorja e mendjes së shëndoshë në OKB ka forcuar shpresën për paqe dhe zgjidhje në rajon. Me këtë vendim (rezolutë), jo vetëm Kudsi, Palestina, por ka fituar nderi i njerëzimit”.

Gjatë një fjalimi në Kongresin e 6-të të zakonshëm duke iu drejtuar anëtarëve të AK Partisë të qytetit Adiyaman, kryeministri Yildirim ka folur për ngjarjet e përjetuara në Kuds. Ai ka bërë të ditur se “vendimi i marrë nga qeveria amerikane është përplasur me OKB-në dhe është rikthyer mbrapsht”.

Më tej Yildirim ka tërhequr vëmendjen se 128 vendet e OKB-së me një qëndrim të drejtë nuk kanë pranuar vendimin e SHBA-ve për Kudsin. “Edhe njëherë është bërë e qartë se bota është më e madhe se një. Tashmë nuk është më i vlefshëm zakoni që ‘e bëra unë dhe u bë'”, është shprehur Yıldırım në fjalën e tij.

Pasi ka theksuar se Turqia, veçanërisht presidenti Recep Tayyip Erdogan kanë kryer përpjekje të madhe që ky vendim të dalë i tillë, kryeministri Yildirim tha: “Ne mblodhëm në Stamboll në një takim të jashtëzakonshëm Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe kemi vendosur në lëvizje ndërgjegjen botërore. Jemi krenarë dhe të lumtur që kemi arritur një rezultat të mirë në fund të përpjekjeve tona. Turqia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të popujve të shtypur dhe të pafajshëm, kryesisht për Palestinën. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e botës dhe për shpëtimin e njerëzimit”.

Gjithashtu Yildirim ka bërë të ditur se pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik është kaluar në një proces shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se vazhdon një përpjekje e vendosur kundër organizatës terroriste DEASH, organizatës terroriste separatiste, dhe FETO-s, që u infiltrua brenda shtetit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit