Yildirim: Turqia dëshiron të eliminojë tërësisht terrorizmin në rajon

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim sot në Ankara deklaroi se Turqia nuk do të tolerojë asnjë formacion që paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit.

Yildirim foli në Ankara në një ceremoni të organizuar nga Zyra Turke e Menaxhimit të Situatave Emergjente (AFAD), dhe me këtë rast ai iu referua edhe ngjarjeve aktuale.

“Asnjë formacion që paraqet kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Turqisë nuk do të tolerohet kurrë. Kjo është e drejta jonë e natyrshme. Kjo është diçka që e kemi të garantuar me ligjet tona por edhe ato ndërkombëtare. Qëllimi ynë është eliminimi i plotë i terrorizmit në rajon, apo të mos lejojmë që popullit të vuajtur me vite, t’u shtohen vuajtje të reja”, ka thënë Yıildirim.

Në lidhje me refugjatët sirianë në Turqi, Yıldırım tha se vendi i tij nuk mund t’ua mbyllë dyert atyre që janë në një situatë të vështirë.

“Ndonjëherë na thonë: “Pse shpenzoni kaq shumë para për 3.5 milionë sirianë?” Duhet të kemi ndjeshmëri. Ne nuk mund t’ua mbyllim dyert atyre që janë në rrezik, të cilët kanë vështirësi, atyre që janë zhvendosur, që kanë lënë vendin me të cilin i lidhin kujtimet. Kjo nuk ekziston në kulturën tonë, as në besimin tonë. Ne i pranuam ata pranë sofrës tonë dhe për këtë ne nuk kemi kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkojmë ndonjë përfitim”, tha Yildirim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit