Yildirim: Turqia me sistemin e ri do të përparojë drejt qëllimeve të reja

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se Turqia me sistemin e ri do të vazhdojë të përparojë drejt qëllimeve të reja dhe horizonteve të reja me stabilitet dhe besim.

Yildirim në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare votoi në shkollën fillore që mban emrin e nënës së tij të ndërtuar nga fëmijët e tij, Bahar Yildirim, në qytetin Izmir.

Ai në deklaratën e tij për gazetarët pas votimit, rikujtoi se në këto zgjedhje do të zgjidhen edhe presidenti edhe deputetët.

– “Me sistemin e ri drejt qëllimeve dhe horizonteve të reja”

“Turqia me sistemin e ri do të vazhdojë të përparojë drejt qëllimeve të reja dhe horizonteve të reja me stabilitet dhe besim. Shpresoj që zgjedhjet të sjellin qetësi, paqe dhe vëllazëri për popullin tonë”, tha Yildirim, duke theksuar se zgjedhjet janë duke kaluar në një ambient demokratik.

Yildirim tha se rezultatet e zgjedhjeve do t’i ndjekë së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit