Yilmaz: Interesat e Turqisë të lidhura ngusht me stabilitetin afatgjat

Mos i humb

Ministri i Arsimit i Turqisë, Ismet Yılmaz, duke komentuar vendimin për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale në Turqi, tha se interesat kombëtare të Turqisë përfitojnë shumë nga stabiliteti dhe siguria afatgjate.

“Nëse shohim të gjitha zhvillimet rreth nesh, atëherë është e qartë se interesat kombëtare të Turqisë më shumë përfitojnë nga një qeveri që në afat të gjatë do të sjellë siguri dhe stabilitet”, tha Yilmaz në panelin editorial të AA-së.

“Pas propozimit të kryetarit të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), presidenti ynë diskutoi me udhëheqësit e partive dhe u mor vendim që më 24 qershor të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale”, shtoi Yilmaz.

Ai shtoi se çdo paqartësi dhe pasiguri mund të ketë ndikim negativ në ekonomi, prandaj është e domosdoshme që kjo pasiguri të hiqet.

Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e 24 qershorit do të jenë zgjedhjet e fundit të parakohshme në Turqi.

“Në periudhën e ardhshme, as parlamenti nuk do të jetë në gjendje të çojë presidentin në zgjedhje dhe as presidenti parlamentin. Këto janë zgjedhjet e fundit të parakohshme në Republikën e Turqisë”, deklaroi Yilmaz.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 24 qershor pas një takimi me kreun e MHP-së, Devlet Bahçeli, i cili të martën bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.

Fillimisht, zgjedhjet e ardhshme të rregullta ishin planifikuar të mbaheshin në nëntor të vitit 2019./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit