Ylli i medias sociale francezi Jerome Jarre: “Erdogan ndihmo Arakanin”

Mos i humb

Ekipi i #LoveArmyforRohingya duke i bërë thirrje të gjithë botës nëpërmjet medias sociale ka nisur fushatën për ndihmë për në rajonin Cox Bazaar të Bangladeshit ku gjenden refugjatët e Arakanit.

Jarre më parë i bëri thirrje Turkish Arilines për ndihmë në Somali dhe mori mbështetjen e miliona personave. “Jemi mbledhur këtu për të nisur fushatën tonë në mbështetje të muslimanëve të Arakanit me përpjekjen që zëri ynë të arrijë tek sa më shumë persona. Me këtë fushatë synojmë të tërheqim vëmendjen e kompanive të mëdha që ata të japin ndihma”, tha ai.

Më tej ai u bëri thirrje ndjekësve, institucioneve dhe organizatave nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale. Jarre shtoi se nevojitet edhe mbështetja e politikanëve në mënyrë që kjo fushatë të jetë e suksesshme dhe të përhapet në të gjithë botën. Pasi ka rikujtuar mbështetjen e presidentit Erdogan gjatë fushatës për ndihma për Somalinë, Jarre tha se “Ne kishim marrë fjalën e presidentit të Turqisë Erdogan që do të na mbështeste nëse inicionim një fushatë tjetër. Turqia në çështjen e ndihmave humanitare radhitet e dyta në botë”.

“Nëse thirrja jonë mbërrin tek ai ne mund të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet në të gjithë botën. Çdo gjë do të përparojë me shpejtësi dhe më mirë nëse një lider botëror mbështet fushatën tonë”, theksoi Jarre duke rikujtuar se në Arakan dhe Bangladesh të gjithë e njohin Erdoganin dhe Turqinë të cilët më parë kanë dërguar ndihma humanitare.

Në mesazhin e tij “Kemi nevojë për të gjithë. Në fushatën tonë për Arakanin kërkojmë mbështetjen e presidentit të Turqisë Erdogan”, Jarre ka përdorur etiketën “Erdogan ndihmo Arakanin”.

Ndërsa aktori francez Omar Sy, në mesazhin e tij për presidentin Erdogan ka thënë: “Kemi besim tek ti” dhe ka kërkuar ndihmën e Erdoganit që ndaj fushatës të japin mbështetje edhe qindra të fashmëm nga bota e kinemasë, muzikës dhe aktrimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit