Ymeri: Pse u frikësua Kadri Veseli nga ajo qe do të thoshte Frashëri

Mos i humb

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka reaguar për ndaljen e fjalës së Frashër Krasniqit nga kryeparlamentari Veseli. Sipas Ymerit, kreu i Kuvendit u soll sikur ta kishte privatizuar këtë institucion.

Deputeti i sapoliruar nga paraburgimi, Frashër Krasniqi, sapo kishte dalë në foltore dhe kishte filluar t’i akuzonte deputetët e PDK’së dhe disa të LDK’së, kur Veseli i ndali atij fjalën.

E, sipas Ymerit, kryeparlamentari veproi si të ishte kuvendi i tij, ndërsa thotë po ashtu se Veseli ishte frikësuar nga ajo që Krasniqi do të thoshte.

Ky është postimi i plotë i Ymerit:

Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli. Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.

Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala.

Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!

Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit