YPG/PKK vazhdon të gërmojë tunele në veri të Sirisë

Mos i humb

Organizata terroriste YPG/PKK, vazhdon të gërmojë tunele në zonat të cilat i ka okupuar në veri të Sirisë.

Anadolu Agency (AA), në dhjetor të vitit 2018 kishte filmuar punimet e gërmimeve të tuneleve në Munbixh dhe Aynularab (Kobani) të organizatës terroriste YPG/PKK.

Gërmimet e organizatës që vazhdojnë në rajon edhe sot u filmuan nga AA.

YPG/PKK derisa vazhdon zgjatjen dhe gërmimin e tuneleve të reja, gjithashtu zhvillon edhe gërmime përgjatë kufirit me Turqinë, në qytezat Tel Abyad, Rasulayn, Qamishlo, dhe Malikiyye.

Organizata terroriste gjithashtu gërmon tunele edhe në vendbanimet e vogla të cilat gjenden përballë stacioneve kufitare në Turqi.

YPG/PKK me këtë është duke u përgatitur kundër një operacioni të mundshëm që Turqia mund të realizojë në lindje të lumit Eufrat.

Pas nxjerrjes së YPG/PKK nga Afrini me anë të Operacionit Dega e Ullirit, në këtë vendbanim ishin gjetur shumë gropa dhe tunele.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit