“Organizata e neveritshme terroriste PKK/YPG, masakroi civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë madje edhe në këtë ditë të shenjtë të Ramazanit”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter.
Të paktën 47 të tjerë po ashtu u plagosën në sulmin në qendrën e qytetit Afrin. Sulmi u krye duke përdorur një cisternë karburanti të montuar me bombë.
“Uroj mëshirën e Allahut ndaj të ndjerit. Ata që mbështesin terroristët dhe përpiqen t’i heqin nga lista e terrorizmit janë gjithashtu përgjegjës për këtë sulm frikacak”, shtoi ai.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, gjithashtu dënoi sulmin.
“Organizata terroriste e pabesë PKK/YPG nuk do të shpëtojë me sulmin e kryer në Afrin në Muajin e Shenjtë të Ramazanit”, shkroi Soylu në Twitter.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme kundërterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore të vendasve, gjegjësisht operacionin “Mburoja e Eufratit” në vitin 2016, “Dega e Ullirit” në vitin 2018 dhe “Burimi i Paqes” në vitin 2019.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.


