YPG/PKK rrit presionin në Munbixh

Mos i humb

 

 

Organizata terroriste YPG/PKK ka rritur presionin në rajonin e okupuar të Munbixhit në veri të Sirisë, duke konfiskuar patundshmëritë dhe duke përshpejtuar rekrutimin me forcë të të rinjve.

Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, YPG/PKK ka rritur presionin ndaj civilëve në Munbixh, që ndodhet në bregun perëndimor të lumit Eufrat.

Përmes një vendimi të marrë gjatë ditës së djeshme, organizata ka konfiskuar afër 200 parcela, dyqane dhe shtëpi të pjesëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe familjeve të tyre.

Organizata ka dëbuar me forcë disa persona të moshuar që ende jetonin në këtë shtëpi.

Siç mësohet, organizata terroriste para dy ditëve po ashtu ka marrë vendim për rekrutim me forcë.

Vendimi në fjalë përfshin të gjithë të rinjtë të lindur në qytet mes viteve 1998 dhe 2000. YPG/PKK ka kërcënuar me privim nga liria dhe ndëshkim të rinjtë që nuk dorëzohen deri më 5 maj.

Burimet lokale njoftojnë se organizata ka rritur numrin e pikave të kontrollit në qytet, duke vendosur nga një pikë në pothuajse çdo rrugë.

YPG/PKK ka pushtuar Munbixhin në gusht të vitit 2016 me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke e marrë kontrollin e tij nga organizata terroriste DEASH.

SHBA ka vazhduar ta mbështesë YPG/PKK-në me pretekstin e luftës kundër DEASH-it, ndërsa ende nuk e ka realizuar premtimin e dhënë Turqisë se YPG/PKK do të dilte nga qyteti pas pastrimit të tij nga DEASH-i.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit