Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh në lidhje me reformën ne drejtesi.
Kim thotë se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë dhe e përsorur, por ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë.
Ajo vlerëson edhe institucionet e tjera të reja të drejtësisë, për të cilët thotë se po funksionojnë dhe vijojnë punën.
Mesazhi i Yuri Kim
“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.
Deklarata e Kim vjen një ditë pasi u kualifikuan 28 kandidatë si hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.


