Zaev: Deri më 30 korrik vendimi ndërsa referendumi më 30 shtator

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se deri më 30 korrik Kuvendi do të marrë vendim për shpalljen e referendumit për marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit.

Zaev, siç deklaroi sot në pyetjet gazetareske, do ta organizojnë referendum edhe pa VMRO-DPMNE-në opozitare në rast se nuk arrihet marrëveshje me to për çka në rrjedhë janë bisedimet në nivel parlamentar.

Në rast se nuk arrihet marrëveshje me VMRO-DPMNE-në pret pozicionim adekuat të deputetëve të tyre për vendimet për shpallje të referendumit, por edhe para opinionit. Ata, sipas Zaevit, doemos duhet të tregojnë qëndrimin, nëse janë për bojkot, bojkot të heshtur, për thirrje për referendum, por të votojnë kundër, do të jenë për thirrje, por qytetarët lirshëm të vendosin. Është e drejta e tyre, por detyrë e të gjithëve është që të sigurojnë që procesi të jetë i suksesshëm, deklaroi Zaev, pas fillimit të investimit të kompanisë “Murat Ticaret” në Bunarxhik.

Duke treguar detaje nga bisedimet, Zaev theksoi se është dakorduar që data e referendumit të jetë sa më herët që është e mundur për shkak të asaj se në rast të referendumit të suksesshëm, do të vijonin ndryshimet kushtetuese për të cilat nevojiten mes 100 dhe 120 ditë që deri në fund të janarit dhe shkurtit Greqia ta ratifikojë marrëveshjen.

“Bashkarisht vërtetuam që kjo të jetë sa më herët që është e mundur. Madje, e përmendëm edhe datën 30 shtator. Kjo do të thotë se deri më 30 korrik tani duhet që Parlamenti të marrë vendim. Nuk dua të hyjë në ingerencat dhe kompetencat e Parlamentit, por besoj se do të arrihet nëse të gjitha proceset lëvizin dhe nëse me të vërtetë Parlamenti është i përkushtuar, që të përfundojmë më herët për shkak të interesave shtetërore”, deklaroi Zaev duke shtuar se edhe krahas mundësisë të shtohet një ose dy javë, që 30 korriku të jetë data për vendimin e Parlamentit që të mund të ketë referendum më 30 shtator.

Duke transmetuar bisedimet për karakterin e referendumit për të cilin qëndrim pushteti është që ai të jetë konsultativ, Zaev potencoi se janë fleksibil për shkak se vendimi konsiderohet i suksesshëm nëse shumica e qytetarëve votojnë ‘për’ dhe nëse votojnë 50 për qind plus një votues nga numri i përgjithshëm i votuesve.

“Jemi të hapur për debat për këtë çështje nëse duhet të jetë konsultativ ose zotues, në fund vendimi është obligues për shkak se qytetarët teoritikisht mund të dalin në një milion, ndërsa nëse 600 mijë votojnë ‘për’ dhe 400 mijë votojnë ‘kundër’ atëherë politikanët e zbatojnë vendimin, votojnë në Parlament dhe arrijmë konsensus. Nëse dalin një milion votues, 600 mijë janë ‘kundër’, ndërsa 400 mijë janë ‘për’, atëherë nuk vlen Marrëveshja me Greqinë. Nëse dalin 800 mijë votues, 600 mijë votojnë ‘për’, ndërsa 200 mijë janë ‘kundër’ atëherë qytetarët nuk kanë marrë vendim. Nëse nuk ka census të përmbushur nuk ka vendim siç është sipas Kushtetutës dhe atëherë mbetet që institucionet të vendosin, Parlamenti të votojë për ndryshimet kushtetuese ose të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha Zaev.

Problemi, sipas tij, është rreth pyetjes për shkak se, siç tha ai, ndershëm dhe korrekte ndaj qytetarëve është që t’u kumtohet pyetja që është bazë për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për perspektivat integruese.

“Prandaj, parashtruam pyetjen – A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Nga opozita morëm kundërpyetje e cila ishte – A jeni për mbështetje të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë të nënshkruar nga ministri Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në Serades (Nivici), e cila tërësisht shkatërron gjuhën maqedonase, identitetin maqedonas, kulturën maqedonase dhe veçorinë kombëtare maqedonase. Kjo nuk është e saktë dhe ne nuk mund t’i shtrojmë pyetje të tillë qytetarëve”, tha Zaev.

Siç tha Zaev, qytetarët do të dalin në referendum, mirë është që opozita t’i tregojë qëndrimet e saj, së bashku të formulohen pyetjet dhe bashkë të qëndrohet pas tyre. Por, theksoi se nuk mund të parashtrohet një pyetje a jeni për në BE, pyetja e dytë a jeni për NATO, ndërsa pyetja e tretë a jeni për Marrëveshjen me Greqinë.

Kryeministri apelon që referendumi të mbahet si proces i suksesshëm dhe më pas të garantohet validiteti dhe vlershmëria edhe i atyre që do të votojnë ‘për’ edhe i atyre që do të votojnë ‘kundër’. Procesi duhet të jetë mjaft motivues që qytetarët të dalin dhe të marrin vendim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit