Zaev: Gruaja është bazamenti i shoqërisë

Mos i humb

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka marrë pjesë në prezantimin e rezultateve nga projekti për zvogëlimin e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave të sapolindura.

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev tha se nuk është e rastësishme që ky eveniment organizohet pikërisht në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai theksoi se nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për shëndetin e nënave dhe foshnjave të sapolindura, andaj duhet bërë gjithçka për të zvogëluar vdekshmërinë e tyre.

“Është me rëndësi të thuhet se ky është projekti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që zbatohet sipas principit Matching Funds. Mjetet të cilat i ndau shteti më pas u dyfishuan nga fondi për popullatë i Kombeve të Bashkuara, me çka buxheti i përgjithshëm arriti në 5,7 milionë denarë”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu tha se gruaja është bazamenti i familjes, si dhe bazamenti i shoqërisë, duke shtuar se kujdesi ndaj gruas është kujdes për gjeneratat e ardhshme.

Të pranishmëve ju drejtua edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se bashkëpunimi me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullatë (United Nations Fund for Population Activities-UNFPA) tashmë ka dhënë rezultatet e para.

“Më vjen mirë që projekti të cilin e filluam me UNFPA dha rezultate. Në vitin 2017 në Klinikën për Gjinekologji kanë ndërruar jetë 36 foshnje nga 1000 të lindura, ndërsa 24 në vitin 2018, që paraqet ulje për 30 për qind”, tha Filipçe.

Projekti për zvogëlimin e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave të sapolindura është përkrahur nga UNFPA. Në kuadër të projektit, mes tjerash, janë trajnuar 47 punonjës të dy spitaleve më të mëdha gjinekologjike, Klinika Universitare për Gjinekologji në Shkup dhe spitali klinik në Tetovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit