Zaev: Jemi të përkushtuar për tejkalimin e problemit me emrin

Mos i humb

Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë dhe “Civika Mobilitas” sot në Shkup organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i dialgut rinor për promovimin e demokracisë në frymën e integrimeve euro-atlantike”.

Në konferencë të pranishmëve iu drejtua kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili theksoi se rreth 60 për qind e të rinjve të përfshirë në hulumtime, konsiderojnë se mundësitë e tyre do të rriten me realizimin e këtyre qëllimeve.

Ai tha se të dhënat tjera të këtij hulumtimi tregojnë se të rinjtë nuk janë përfshirë mjaftueshëm në proceset që lidhen me integrimet euroatlantike. Sipas tij, tani është koha për ndryshime.

Zaev në adresimin e tij potencoi se Qeveria krijon kushte për ndërtimin e konsensusit kombëtar me të gjitha subjektet politike vendimmarrëse, me presidentin e vendit dhe me opozitën për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

“Jemi të përkushtuar për të gjetur një mënyrë për të tejkaluar problemin që ka Greqia me emrin e shtetit tonë. Besojmë se kjo është e mundur nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse në vend dhe krijimin e një atmosfere pozitive të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me Greqinë”, tha Zaev.

Ai tha se qytetarët me të drejtë presin që Maqedonia të jetë anëtare e radhës e Aleancës, kurse në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm të marrë ftesën për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian (BE).

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi theksoi se Maqedonia ka një mosmarrëveshje për shkak të së cilës nuk u bë anëtare e NATO-s në Samitin e Bukureshtit.

“Jam i bindur se qeveria aktuale dhe kjo shumicë parlamentare, shumë seriozisht, dhe do të thoja me një vendosmëri politike, ka filluar procesin me të cilin do të kthehemi përsëri në rrugën e integrimeve euroatlantike”, tha Xhaferi.

Në ngjarjen e sotme të Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë të pranishëm ishin edhe disa ambasadorë, anëtarë të kësaj organizate, si dhe përfaqësues të organizatës nga Serbia, Kosova dhe Bullgaria si dhe disa studentë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit