Zarif: Takimi me Mogherinin ishte i mirë dhe konstruktiv

Mos i humb

 

 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka realizuar sot në Bruksel një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Takimi i Zarifit, është në kuadër të takimeve të intensifikuara diplomatike të tij, si pasojë e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqje nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

”Takimi me Mogherinin ishte i mirë dhe konstruktiv. Jemi në rugë të drejtë. Vendimet e marra do të duhet të garantojnë dhe mbrojtë të drejtat e Iranit. Do të vazhdojmë të mbajmë takime edhe në dy javët e ardhshme”, tha Zarif pas takimit.

Ai pritet të takojë sonte edhe ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Më 8 maj presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi se shteti i tij do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e arritur në mes të Iranit dhe shteteve P5+1.

Pas vendimit të Trump-it, Departamenti Amerikan i Thesarit bëri të ditur se pakoja e parë e sanksioneve ndaj Iranit do të hyjë në fuqi më 6 gusht ndërsa pakoja e dytë më 4 nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit