Zbardhen rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit për 2021: Ja pesë drejtimet, prioritet korrupsioni

Mos i humb

Zbardhet dokumenti me rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për 2021.

Në fakt rekomandimet janë propozuar nga ministri i Drejtësisë, teksa ato bazohen në 5 drejtime.

Drejtimi i parë i rekomandimeve prioritare është garantimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit, më pas së dyti është lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj sot i raportoi këto rekomandime në një takim online ku i pranishëm ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm.

VENDIM I KESHILLIT TE MINISTRAVE
Nr. 326, datë 2.6.2021
PËR MIRATIMIN E REKOMANDIMEVE PRIORITARE NË LUFTËN
KUNDËR KRIMINALITETIT PËR VITIN 2021
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 103, të ligjit nr. 97/2016, “Për
organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 32, të
nenit 6, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së
Drejtësisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

1. Miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2021, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet ministri i Drejtësisë t’ia përcjellë menjëherë rekomandimet prioritare Prokurorit
të Përgjithshëm, si dhe t’ua bëjë ato të njohura drejtuesve të prokurorive të të gjitha shkallëve
dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në një mbledhje të përbashkët, jo më vonë se 1 (një)
muaj nga data e miratimit të këtij vendimi.
3. Ngarkohet ministri i Drejtësisë të ndjekë në vazhdimësi mënyrën e zbatimit të këtyre
rekomandimeve, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe

REKOMANDIME PRIORITARE
NË LUFTËN KUNDËR KRIMINALITETIT PËR VITIN 2021
TIRANË, MAJ 2021
Ministria e Drejtësisë, mbështetur në qëllimin e programit të Këshillit të Ministrave për
sistemin e drejtësisë që synon të forcojë pavarësinë e këtij sistemi, konsolidimin e mekanizmave
të llogaridhënies, mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës dhe rikthimin e besimit të publikut tek
institucionet e këtij sistemi, bazuar në detyrimet e ligjit nr. 97, datë 6.10.2016, “Për organizimin
dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ka përgatitur
rekomandimet prioritare që duhen ndjekur për vitin në vazhdim, në luftën kundër kriminalitetit.
Sikurse është theksuar në çdo rekomandim kundër kriminalitetit, garantimi dhe funksionimi
me eficiencë të plotë dhe të besueshme të organit që përfaqëson akuzën në emër të shtetit është
me rëndësi jetike në parandalimin e çdo veprimtarie keqbërëse, që cenon sigurinë dhe mirëqenien
e qytetarëve dhe vë në rrezik interesat publikë dhe ato shtetërorë. Po kështu, me rëndësi
prioritare në çdo rekomandim të adresuar është sigurimi i pavarësisë së plotë të prokurorisë, kjo,
me qëllimin e vetëm për të garantuar mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve dhe respektimin e
pavarësisë së brendshme të vetë prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, brenda kornizës
ligjore të reformuar në vitet e fundit tërësisht, si në aspektin material, ashtu edhe në atë
procedural.
Rekomandimet për luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2021, janë mbështetur kryesisht në
vizionin, politikat, prioritetet dhe objektivat e dokumenteve strategjike, të cilat përbëjnë
udhërrëfyes për çdo institucion ligjzbatues në planifikimin dhe ndërmarrjen e masave me efekte
të drejtpërdrejta dhe të qëndrueshme në kohë dhe, konkretisht:
– Programin qeverisës 2017–20211;
2
2 Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e ministrisë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe strategjive në fushën e drejtësisë, mbart detyrimin për të
planifikuar dhe hartuar, në konsultim me institucionet e sistemit të drejtësisë, Strategjinë e re Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe Planit përkatës të
Veprimit 2021–2025.
Ministria e Drejtësisë ka koordinuar përgjatë muajve të fundit procesin e hartimit të Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021–2025 me
asistencën e misionit EURALIUS V. Stafi i Ministrisë së Drejtësisë është përkujdesur të garantojë një proces gjithëpërfshirës, përmes konsultimit
të gjerë të Koncept-dokumentit me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të varësisë së Ministrisë së
Drejtësisë. Përgjatë këtij procesi konsultimi kemi marrë komente dhe sugjerime shumë të vlefshme, të cilat janë reflektuar në variantin e
konsoliduar të Koncept-dokumentit, i cili është miratuar nga Kryeministria.
Elementet e koncept-dokumentit dhe qëllimi i politikave, objektivat strategjikë dhe specifikë janë prezantuar nga ministri i Drejtësisë në takimin e
komitetit drejtues sektorial për reformën në drejtësi, organizuar në datën 22.1.2021, me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve të përfshirë në
SND, shoqërisë civile, partnerëve kombëtar/ndërkombëtar.
Aktualisht vijon puna konkrete për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe Planit të saj të Veprimit bazuar në këtë Konceptdokument,
në përputhje me të gjitha kërkesat e metodologjisë së hartimit të dokumenteve strategjikë në Shqipëri.
3 Miratuar me vendimin nr. 409, datë 19.6.2019, të Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 90, datë 24.6.2019.
4 Miratuar nga Këshilli i Ministrave, në datën 10.4.2019.
5 Miratuar me vendimin nr. 516, datë 1.7.2020, të Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 126, datë 7.7.2020.
6 Miratuar me vendimin nr. 541, datë 19.9.2018, të Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 138, datë 20.9.2018.
7 Miratuar me vendimin nr. 1140, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 4, datë 12.1.2021.
Me mbarimin e afatit të planit Kombëtar të Veprimit 2017–2020, Ministria e Brendshme ka hartuar strategjinë kundër Krimit të Organizuar dhe
Krimeve të Rënda, ku çështja e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit trajtohet si një element kriminal, pjesë e krimit të organizuar dhe ka gjetur aq
vend sa lejon hapësira e dokumentit, duke ditur që format e krimit të organizuar janë të shumta dhe të ndërlidhura. Në zbatim të kësaj strategjie
është hartuar dhe plan i veprimit 2021–2022.
8 Progresraporti për Shqipërinë i Komisionit Evropian, i vitit 2020, publikuar në “Report, Acompanying the document Communication from the Commission
to the European Parliament, the Council, the European Economic and Social Committee and the Committee of the Regions 2020 Communication on EU Enlargement
Policy”, publikuar në datën 20.10.2020, në faqen zyrtare: https://ec.europa.eu/neighbourhood
enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf; Indeksi vjetor i korrupsionit i Transparency International, Corruption perception Index 2020,
publikuar në faqen zyrtare: https://www.transparency.org/en/cpi/2020/index/nzl; Deklarata e fundit e datës 25.2.2021, e FATF-së, mbi
raportin kundër pastrimit të parave për Shqipërinë https://www.fatf-gafi.org/publications/high-risk-and-other-monitoredjurisdictions/
documents/increased-monitoring-february-2021.html#albania.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit- International Narcotics Control Strategy Report: volume 1-Drug and Chemical Control, publikuar në 2 mars
2021, në faqen zyrtare: 2021 INCSR-Volume I: Drug and Chemical Control (As submitted to Congress) – United States Department of State; dhe
volume 2- Money Laundering and Financial Crimes, publikuar në 2 mars 2021, në faqen zyrtare: Money Launering – 2021 INCSR Vol 2 Final to GPS 2-
17-21.docx (state.gov).
9 Ministria e Drejtësisë ka kërkuar, me shkresën nr. 211 prot., datë 13.1.2021, kontribut nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e
Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, si dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ministria e Brendshme ka përcjellë kontribut me shkresën nr. 235/4
prot., datë 9.2.2021 protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/1 prot., datë 10.2.2021; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përcjellë
kontribut me shkresën nr. 345/1 prot., datë 8.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/2 prot., datë 11.2.2021; Ministria e
Financave dhe Ekonomisë ka përcjellë kontribut me shkresat nr. 699/3 prot., datë 11.2.2021 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe
Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/3 prot., datë 12.2.2021,
dhe shkresën nr. 1001/1 prot., datë 10.2.2021 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/4
prot., datë 12.2.2021; Ministria e Mbrojtjes me shkresën nr. 790/1 prot., datë 23.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/5
prot., datë 24.2.2021. Gjithashtu me shkresën nr. 212 prot., datë 13.1.2021, ka kërkuar statistikat për vitin 2020 nga Prokuroria e Përgjithshme.
10 Ministria e Drejtësisë me shkresat e saj nr. 3385/1 prot., datë 5.11.2020 dhe nr. 161 prot., datë 11.1.2021, i ka kërkuar Prokurorit të
Përgjithshëm informacion lidhur me ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të vitit 2020. Prokuroria e Përgjithshme ka informuar, me shkresat e saj
– Draftstrategjinë e re Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021–20252 dhe në planin e saj të
veprimit3;
– Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2019–20214;
– Rekomandimet e raportit të progresit për Shqipërinë të Komisionit Evropian për vitin 2020;
– Planin e veprimit 2015–2023 në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit5;
– Strategjinë e Drejtësisë për të Mitur dhe planin e veprimit 2018–20216;
– Strategjinë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021–2025, dhe planin e
veprimit 2021–20227;
– Raportet e organizmave kombëtarë dhe ndërkombëtarë joqeveritarë8 lidhur me monitorime
për çështjet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike;
– Si dhe dokumente të tjera më rëndësi strategjike.
Gjithashtu, në përgatitjen e paketës së rekomandimeve janë përfshirë edhe kontributet e
propozuara nga strukturat e pushtetit ekzekutiv (Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria
e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit), institucione, të cilat
kanë në përbërje të tyre personel, që me ligj iu është njohur cilësia e policisë gjyqësore. Një nga
bazat kryesore në hartimin e rekomandimeve kanë përbërë statistikat e dërguara nga organi i
prokurorisë, kjo me qëllim evidentimin e trendeve, si në llojin dhe formën e veprimtarive
kriminale, ashtu edhe në numër pjesëmarrjeje në to, përgjatë vitit 20209.
Po kështu, Ministria e Drejtësisë ka ndjekur vijimësisht mënyrën e zbatimit të rekomandimeve
të dhëna për vitin 2020, duke analizuar dhe vlerësuar përmbushjen e tyre, ndërsa problematikat e
evidentuara kanë shërbyer si bazë për të adresuar rekomandime konkrete për vitin 2021.10 Këto
3
nr. 968/23, datë 31.12.2020, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 3385/2 prot., datë 5.1.2021 dhe shkresën nr. 968/25 prot., datë
30.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 161/1 prot., datë 31.3.2021.
11 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, më datë 30.7.2020, emëroi znj. Aida Veizaj, si drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
12Mbas kërkesës së bërë nga drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja, Kuvendi ka miratuar, më datë 28.1.2021, numrin e përgjithshëm të prokurorëve në
Prokurorinë e Posaçme i cili është 20 prokurorë.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar shtimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. SPAK-u do të jetë me 20 prokurorë, nga 13 që ka
aktualisht, pas kërkesës se bërë nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Kraja, duke marrë kështu edhe miratimin e Komisionit të Ligjeve.
Kjo kërkesë është miratuar gjithashtu edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Vendimi do të jetë formal, pasi Kuvendi, në buxhetin e miratuar për
SPAK-un, për vitin 2021, ka përcaktuar fondin për prokurorët shtesë të strukturës kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.
SPAK-u ka nisur punën në 12 dhjetor 2012 dhe sipas ligjit duhet të përbëhet nga 15 prokurorë, por sot kjo strukturë ka vetëm 13 prokurorë. Për
dy prokurorë nuk ka përfunduar ende procedura e emërimit, pasi janë në proces vettingu. Me lëvizjen e fundit, SPAK-ut do t’i shtohen edhe 7
prokurorë, pesë të rinj dhe dy që janë në proces rekrutimi.
rekomandime i përcillen Prokurorit të Përgjithshëm dhe i bëhen të njohura edhe drejtuesit të
Prokurorisë së Posaçme për administrimin e informacionit, lidhur me luftën kundër
kriminalitetit, informacion, i cili i përcillet ministrit të Drejtësisë në kuadër të raportimit për
ecurinë e zbatimit të rekomandimeve prioritare.
Bazuar në zhvillimet e reja legjislative dhe administrative, sikurse miratimi i ndryshimeve në
paketën e ligjeve të reformës në drejtësi, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit11 dhe vijimi i
procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve (vetting) rrisin kërkesën për bashkëpunim dhe
ndërveprim efektiv ndërmjet institucioneve, për të siguruar kushtet për konsolidimin dhe
intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar në të gjitha format e tij, në nivel
kombëtar dhe ndërkombëtar, në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të individit, barazinë e
shtetasve përpara ligjit dhe angazhimeve të saj ndërkombëtare.
Për sa më sipër, rekomandimet prioritare që Këshilli i Ministrave adreson për t’u
ndjekur nga organi i prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2021, jepen në
këto drejtime:
Drejtimi i parë: Garantimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit;
Drejtimi i dytë: Lufta kundër korrupsionit;
Drejtimi i tretë: Lufta kundër krimit të organizuar;
Drejtimi i katërt: Respektimi i të drejtave të njeriut;
Drejtimi i pestë: Bashkëpunimi ndërinstitucional.
1. Garantimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit
Pavarësia e prokurorit nga njëra anë dhe përgjegjshmëria profesionale dhe personale nga ana
tjetër, janë dy parime bazike në mirëfunksionimin efektiv të organit të prokurorisë. Në këtë
konsideratë, roli i prokurorit në procedurën penale, për shkak të lidhjes së ngushtë me të gjitha
hallkat e sistemit gjyqësor, përbën një faktor deçiziv në përmbushjen me sukses të politikave
penale të shtetit të së drejtës dhe në forcimin e besimit të publikut tek organet gjyqësore në
veçanti dhe te sistemi i drejtësisë në tërësi. Ushtrimi i detyrës nga prokurori me profesionalizëm,
përgjegjshmëri, shmangia e ndikimeve nga çdo element me natyrë objektive dhe subjektive që
mund të vendosë në dyshim pavarësinë e tij, vendosmëria për zbatimin e drejtë të ligjit përbëjnë
qëllimin e rekomandimeve që adresohen të ndiqen në këtë drejtim.
Strukturat, mekanizmat e rregullat materiale dhe procedurale në organizimin dhe
funksionimin e prokurorisë, të cilat jetësuan vizionin strategjik dhe normat ligjore të reformës në
drejtësi, përbëjnë garanci të shtuar në forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë dhe
përgjegjshmërisë së prokurorit. Kështu, viti 2020 shënoi hapin vijues në historinë e suksesit të
kësaj reforme, të materializuar me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja ligjzbatuese
(Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), të cilat do të krijojnë kushtet e
nevojshme për rritjen e profesionalizmit dhe të vlerësimit të veprimtarisë së prokurorëve.
Prokurori i Përgjithshëm luan rol kyç në garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarisë së
prokurorisë dhe në sigurimin e pavarësisë dhe autonomisë së prokurorit në marrjen e vendimeve
gjatë ushtrimit të detyrës.
Krahas Prokurorisë së Posaçme (SPAK)12, ngritja e strukturës së specializuar të Policisë
Gjyqësore, që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë
4
13Byroja Kombëtare e Hetimit më datë 8.9.2020, ka shpallur thirrjen “Për hapjen e aplikimeve për pozicionin e hetuesit të BKH-së”, ku përmes
këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH-së dhe afati i fundit i aplikimit ishte data 29.9.2020.
Komisioni i Përzgjedhjes, në datën 19.11.2020, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit,
nga e cila janë përzgjedhur 39 kandidatë. Kandidatët e kualifikuar do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private të kandidatit.
Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohet e skanuar, me email, në adresën: bkh.aplikim@spak.al, jo më vonë se data 2.12.2020.
Kandidatët e kualifikuar, do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollësishme
do të njoftohen në datën 2 dhjetor 2020, në website-in e BKH-së. Më datë 3.2.2021, BKH-ja ka nxjerrë njoftimin ku me përfundimin e fazës së
verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapi përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet
vakante. Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, në datën 1.4.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që
konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:
– 28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë;
– 9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.
Aktualisht nuk ka asnjë hetues të emëruar.
14 Ligji nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
15 Neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale:
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon:
a)krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe
319/e;
b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal;
c) akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të
Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë
Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj;
ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.
16 Raporti vjetor 2020, mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
17 Me shkresat e tyre nr. 968/23 prot., datë 31.12.2020 dhe nr. 968/25 prot., datë 30.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr.
3385/2 prot., datë 5.1.2021 dhe nr. 161/1 prot., datë 31.3.2021.
Kombëtare të Hetimit (BKH) përbën një gur themeli në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar, veçanërisht në korrupsionin e zyrtarëve të lartë, një fenomen i cili përbën sfidën për
progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë muajit korrik 2020, Këshilli
i Lartë i Prokurorisë, me vendimin nr. 183, datë 30.7.2020, zgjodhi znj. Aida Veizaj si drejtues të
Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucion i cili do të ketë në përbëje rreth 60 hetues 13.
Veprat penale të cilat përfshihen në kompetencën lëndore të SPAK-ut, të përcaktuara nga
Kodi i Procedurës Penale dhe legjislacioni i posaçëm14, janë vepra penale me një rëndësi të
veçantë, për shkak të kategorisë së veprës penale ose/dhe subjektit nga i cili ato kryhen15. Fillimi i
funksionimit të këtij institucioni, i cili është i pavarur nga organi i prokurorisë së juridiksionit të
përgjithshëm, do të adresojë këtë problematikë, duke synuar rritjen e besimit të publikut në
sistemin e drejtësisë.
Konkretisht, për periudhën nga momenti i krijimit të saj deri në datën 31.12.2020, rezulton
se16 nga organi i Prokurorisë së Posaçme janë paraqitur të dhëna statistikore, në lidhje me veprat
penale që ka në kompetencë lëndore, ku janë hetuar gjithsej 588 procedime penale, nga të cilat
204 procedime penale kanë ardhur për kompetencë nga ish-Prokuroria pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë për Krime të Rënda, 384 procedime penale janë regjistruar nga Prokuroria e
Posaçme gjatë periudhës kohore të mësipërme dhe 18 procedime penale janë regjistruar
kryesisht. Për 24 procedime penale është vendosur bashkimi i çështjeve, duke shkuar në 564
procedime penale, me 746 persona nën hetim.
Në lidhje me rekomandimin për garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit,
nga të dhënat e përcjella nga organi i prokurorisë17, lidhur me zbatimin e rekomandimeve
prioritare të dhëna për vitin 2020, në zbatim të rezolutës së Kuvendit, datë 18.6.2020, Prokurori i
Përgjithshëm ka nxjerrë një sërë udhëzimesh për zbatim nga prokuroritë e juridiksionit të
përgjithshëm. Konkretisht janë miratuar: udhëzimi nr. 11, datë 20.7.2020, “Për rekomandimet
prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2020, në prokuroritë e juridiksionit
të përgjithshëm”; urdhri nr. 112, datë 27.7.2020, “Për miratimin e planit të veprimit për zbatimin e
rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2020”.
Gjithashtu, me synimin për të garantuar pavarësinë e prokurorit, Prokurori i Përgjithshëm ka
miratuar udhëzimin e përgjithshëm nr. 12, datë 20.7.2020, “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes
prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e
pavarësisë, në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”; udhëzimin nr. 16, datë 14.12.2020,
“Për disa ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 12, datë 20.7.2020, ‘Mbi rregullimin e
marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe
5
garantimin e pavarësisë, në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm’”; urdhrin nr. 120, datë
8.9.2020, “Për miratimin e disa shtesave në ‘Rregulloren standard të prokurorive me juridiksion
të përgjithshëm, me synim organizimin dhe funksionimin e prokurorive pranë gjykatave të
shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit në
organizimin dhe funksionimin e seksioneve të prokurorive’”; me urdhrin nr. 164, datë
18.12.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm u miratuan dy “Rregullore standard”, për organizimin
dhe funksionimin e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë, me juridiksion të
përgjithshëm, dhe prokurorive pranë gjykatave të apelit me juridiksion të përgjithshëm, në
bashkëpunim me projektin EURALIUS V; urdhrin nr. 136, datë 28.10.2020, “Për miratimin e
rregullores së organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë së Përgjithshme”.
Këto akte nënligjore, të publikuara në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, u janë
shpërndarë të gjithë prokurorëve, si dhe drejtuesit e prokurorive, në zbatim të kompetencave të
tyre ligjore, janë udhëzuar për marrjen e masave me qëllim garantimin e pavarësisë së prokurorit
në ushtrimin e funksionit dhe për të siguruar eficiencën, ligjshmërinë dhe transparencën në
veprimtarinë e prokurorive të cilët drejtojnë.
Prokuroria e Përgjithshme, në kuadër të forcimit të kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit,
me synim rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), në
nëntor të vitit 2020, ka përgatitur dhe iniciuar projektmarrëveshjen e bashkëpunimit “Për kryerjen
e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me
juridiksion të përgjithshëm”, marrëveshje e nënshkruar nga drejtuesit e këtyre institucioneve në
shkurt të vitit 2021.
Me qëllim rritjen e efektivitetit dhe të llogaridhënies së strukturave të policisë gjyqësore janë
nxjerrë akte nënligjore nga Prokurori i Përgjithshëm dhe aktet e përbashkëta me institucionet e
tjera. Në këtë kuadër, Prokurori i Përgjithshëm, në lidhje me strukturat e policisë gjyqësore, ka
nxitur, mbështetur dhe asistuar Komisionin e Policisë Gjyqësore për miratimin e rregullave në
përputhje me ligjin nr. 25/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”. Në
vijim të këtij bashkëpunimi, Komisioni i Policisë Gjyqësore miratoi, me vendimin nr. 27/1, datë
30.10.2020, “Rregulloren për sistemin e vlerësimit të rezultateve në punë dhe integritetin e
Oficerëve të Policisë Gjyqësore”, e cila u është shpërndarë të gjitha prokurorive dhe
institucioneve shtetërore që ligji u njeh funksionet e Policisë Gjyqësore.
Bashkërendimi dhe mbikëqyrja e veprimtarisë së policisë gjyqësore, kryerja e analizave të
përbashkëta me oficerët e policisë gjyqësore dhe të shërbimeve policore në strukturat hetimore
përkatëse ose të agjencive ligjzbatuese janë normuar në dy (2) udhëzime:
1. Udhëzimin nr. 10/2020, “Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave,
krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin
e aseteve/pasurive produkt i veprimtarisë kriminale”.
2. Udhëzimin nr. 11/2020, “Për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën
kundër kriminalitetit, për vitin 2020, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”.
Këto udhëzime kanë për qëllim përmirësimin e ecurisë së hetimeve për veprat penale
prioritare të rekomanduara dhe normimin dhe unifikimin e masave administrative dhe
procedurale penale në prokuroritë pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, për rritjen e
efektivitetit në hetimet pasurore dhe financiare, për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive
produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Prokuroria e Përgjithshme ka nxitur bashkëpunimin me Komisionin e Policisë Gjyqësore dhe
ka kontribuar për të finalizuar, në dhjetor 2020, projektrregulloren “Për caktimin e rregullave për
trajnimin fillestar për hetimin e personave të përzgjedhur si oficerë të policisë gjyqësore të seksioneve dhe shërbimeve
të policisë gjyqësore”, i miratuar nga ky komision në janar 2021. Gjithashtu, është ndihmuar
Komisioni i Policisë Gjyqësore për përgatitjen e kalendarit të trajnimit fillestar të tyre.
Rritja profesionale është vlerësuar si domosdoshmëri nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm
për forcimin e kapaciteteve profesionale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, përfshirë
dhe oficerët e policisë gjyqësore, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme është duke punuar në
6
18 Miratuar me vendimin nr. 516, datë 1.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime e shtesa në vendimin nr. 247, datë 20.3.2015, të
Këshillit të Ministrave, ‘Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, për periudhën 2015–2020’ dhe miratimin e ‘Planit të
Veprimit 2020–2023’, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015–2023 të Pasaportës së Indikatorëve”, botuar në Fletoren
Zyrtare nr. 126, datë 7.7.2020.
bashkëpunim me Komisionin e Policisë Gjyqësore për të finalizuar kuadrin normativ, për
trajnimin fillestar dhe atë vazhdues të Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Prokuroria e Përgjithshme, pasi ka bërë një vlerësim të nevojave për trajnim gjatë muajit
korrik 2020, pavarësisht orientimit, nëpërmjet udhëzimit nr. 11/2020, për drejtuesit e
prokurorisë, për të zhvilluar trajnime të përbashkëta të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë
gjyqësore, ka ndërmarrë edhe vetë rol proaktiv për zhvillimin e trajnimeve.
Në vijim, është miratuar një cikël trajnimesh me dy modele, zhvilluar në datat 14 – 15 dhjetor,
me temë “Pastrimi i parave dhe hetimi pasuror dhe financiar”, me pjesëmarrjen e 69
përfaqësuesve nga të gjitha institucionet ligjzbatuese, dhe në datat 17 – 18 dhjetor, me temë “Mbi
veprat penale që lidhen me detyrën”, me pjesëmarrjen e 79 përfaqësuesve.
Sa më sipër, pavarësisht arritjeve pozitive dhe adresimit të sfidave në vlerësim të prioriteteve
të BE-së, politikave në fushën e të drejtës, me qëllim garantimin e pavarësisë së prokurorit,
Këshilli i Ministrave rekomandon:
1. Marrjen e masave për forcimin e rolit aktiv të prokurorit në hetimin paraprak, në funksion
të shtimit të rasteve të hetimeve, të filluara kryesisht nga vetë organi i prokurorisë.
2. Nxitjen e prokurorëve që të ushtrojnë kontroll efektiv në punën e OPGJ-ve, si dhe
evidentimin e rasteve që duhen proceduar në rrugë disiplinore për shkak të zvarritjeve dhe
mungesës së diligjencës në përmbushjen e detyrave që u ngarkon ligji.
3. Marrjen e masave për rritjen profesionale dhe organizimin e trajnimeve për prokurorët dhe
oficerët e policisë gjyqësore, në fusha specifike, sipas ndarjes së tyre në seksione brenda
prokurorisë.
4. Marrjen e masave për garantimin e paanshmërisë dhe shmangien e çdo lloj influence ose
ndikimi ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve.
5. Forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies së prokurorit.
6. Marrjen e masave, me qëllim rishikimin dhe mirëfunksionimin e sistemit elektronik të
ndarjes së çështjeve në Prokurori (sistemi CAMS), për sa i përket mënyrës së disponimit për
çështje konkrete, gjykimet e posaçme, pasqyrimin e saktë të të dhënave në sistemin CAMS në të
gjitha fazat e procedimit penal, si dhe kontrolli i vazhdueshëm mbi hedhjen dhe administrimin e
këtyre të dhënave.
7. Marrjen e masave për zbatimin e dispozitave të reja të Kodit Penal në praktikë, lidhur me
situatën e pandemisë së COVID-19 dhe dhunën në familje.
Lufta kundër korrupsionit
Një ndër qëllimet e reformës në drejtësi, e materializuar me ngritjen e institucioneve të reja, ka
qenë ashpërsimi i veprimeve për të luftuar pa kompromis dhe me eficiencë fenomenet
shqetësuese të shoqërisë shqiptare, ku një ndër to, dhe me ndjeshmërinë më të lartë për çdo
qytetar dhe që cenon drejtpërdrejt imazhin e shtetit të së drejtës, është fenomeni i korrupsionit
në çdo nivel të shoqërisë. Rekomandimet në këtë drejtim adresojnë nevojën për forcimin,
bashkëpunimin dhe mbështetjen e domosdoshme për institucionet e reja si Struktura e Posaçme
kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK-u, Byroja Kombëtare e Hetimit – BKHja,
dhe me agjencitë e tjera të specializuara ligjzbatuese brenda vendit.
Këshilli i Ministrave, vitet e fundit, ashtu si dhe gjatë vitit 2020, ka rritur fokusin e saj në
luftën kundër korrupsionit dhe ka ndërmarrë një sërë masash, në lidhje me luftimin e aktiviteteve
korruptive në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015–202318.
Sipas vendimit nr. 506, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së
përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë”, pika 4, parashikon se: Ministria e Drejtësisë,
në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, në rolin e Koordinatorit Kombëtar
kundër Korrupsionit, bashkërendon punën për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve
7
19 Miratuar me vendimin nr. 247, datë 20.3.2015, të Këshillit të Ministrave, miratuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 20.3.2015.
20 Raporti Vjetor i Monitorimit të SNKK-së, janar–dhjetor 2020, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë:
http://www.drejtesia.gov.al/strategjia-ndërsektoriale-kundër-korrupsionit/. Gjatë vitit 2020 Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion nuk
ka pasur asnjë aktivitet dhe nuk ka marrë asnjë masë administrative, sikurse viti 2019 ku u rekomanduan 168 masa administrative, 192 masa
disiplinore dhe 36 referime në prokurori. Në Kryeministri është ngritur “Njësia Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion”.
21Planit i veprimit 2019–2023 është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: http://drejtesia.gov.al/newsroom/njoftime/ministria-edrejtësisë-
koordinatori-kombëtar-kundër-korrupsionit-përfundoj-procesin-e-rishikimit-të-planit-të-veprimit-2019-2023-në-zbatim-të-strategjisëndërsektoriale-
kundër-korrupsionit/.
22 2021 International Narcotics Control Strategy Report, Volume 1 drug and Chemical Control, publikuar në datën 2 mars 2021, në faqen International
Narcotics Control Strategy Report – Volume I (state.gov).
232021 International Narcotics Control Strategy Report, Volume 2 Money, Laundering and financial crimes, publikuar në datën 2 mars 2021, në faqen zyrtare:
Money Launering – 2021 INCSR Vol 2 Final to GPS 2-17-21.docx (state.gov).
ligjore e nënligjore për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe ushtron çdo
përgjegjësi tjetër shtetërore që i ngarkohet me ligj ose akte të Këshillit të Ministrave.19
Në lidhje me zbatimin e Planit të Veprimit kundër korrupsionit 2020–2023, Ministria e
Drejtësisë ka publikuar raportin vjetor, lidhur me ecurinë në luftën kundër korrupsionit20.
Ndërkohë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet publike të përfshira në strategjinë kundër
korrupsionit dhe me asistencën teknike të Bashkimit Evropian është hartuar Plani i Veprimit për
periudhën 2019–202321.
Gjithashtu pranë Ministrisë së Drejtësisë funksionon edhe një strukturë e veçantë
antikorrupsioni: Drejtoria e Programeve dhe Projekteve në Fushën Antikorrupsion (Drejtoria
Antikorrupsion), si pjesë e strukturës organike të Ministrisë së Drejtësisë, e cila u krijua me
urdhrin e Kryeministrit nr. 114, datë 4.9.2019, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë
së Drejtësisë”.
Drejtoria Antikorrupsion planifikon, koordinon e përcakton instrumentet e domosdoshëm
për implementimin e politikave të fushës, për zgjidhjen dhe zhvillimin e programeve në fushën e
antikorrupsionit, si dhe krijimin e bazës së infrastrukturës që do t’i paraprijë këtij zhvillimi, si dhe
është përgjegjëse për zhvillimin e dokumenteve të politikës, hartimin e planeve të veprimit,
zbatimin e masave të politikave antikorrupsion, hartimin e raporteve të monitorimit.
Në vijim të konsolidimit të luftës kundër korrupsionit, me urdhrin nr. 106, datë 25.7.2019,
“Për krijimin, përbërjen dhe funksionimin e Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion të
Kryeministrit”, u krijua Rrjeti i Koordinatorëve Antikorrupsion, strukturë e shtrirë në nivel
qendror dhe lokal, nën drejtimin e ministrit përgjegjës për luftën kundër korrupsionit (Koordinatori
Kombëtar Kundër Korrupsionit).
Rrjeti i Koordinatorëve Antikorrupsion është një risi për vendin tonë dhe do të shërbejë për
mbledhjen, analizën dhe koordinimin e gjithë informacionit për rastet korruptive të referuara nga
burime të ndryshme, raportimin pranë drejtorisë së dedikuar antikorrupsion/Sektori i
Monitorimit të Rrjetit Antikorrupsion, si dhe vlerësimin e rrezikut kundër korrupsionit dhe
propozimin e rregullave e të procedurave për menaxhimin e këtij rreziku. Qëllimi dhe arsyeja e
ngritjes së një strukture të tillë është parandalimi dhe goditja e korrupsionit në institucionet e
administratës shtetërore përmes një mekanizimi referimi, i cili do të bashkëpunojë dhe raportojë
në drejtorinë e dedikuar antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikuar në mars 2021, “Volumi 1 – Kontrolli
i narkotikëve dhe lëndëve kimike”,22dhe “Volumi 2- Pastrimi i parave dhe krimet financiare”23,
ndër të tjera përmend se: “Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të
pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave
për shkak të korrupsionit, rrjetet e krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare. Vendi
ka një ekonomi të madhe parash dhe sektori informal, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e
remitancave dhe investimeve të ndryshme. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë
trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet
që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut.
Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të çrrënjosur
korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet
financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave.
8
24 Albania 2020 Report, Acompanying the document Communication from the Commission to the European Parliament, the Council, the European Economic and
Social Committee and the Committee of the Regions 2020, Communication on EU Enlargement Policy.
25Publikuar në faqen zyrtare të Transparency International:
https://www.transparency.org/whatwedo/publication/corruption_perceptions_index_2020.
26Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017 dhe ligjin nr. 147/2020, “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995,
‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetin e policisë
dhe prokurorëve të saj për t’u përqendruar në korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike.
Personeli i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është krahu hetimor i SPAK-ut, ka pësuar vonesa, por po
vazhdon. Reformat thelbësore të kodit penal në 2016 dhe 2017, kishin për qëllim të ndërtonin një sistem më
efektiv, por zbatimi i këtyre reformave është ende një sfidë. Përkundër një numri të konsiderueshëm të hetimeve të
pastrimit të parave në vitet e fundit, numri i ndjekjeve penale të lidhura mbetet i ulët.
Sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni dhe një shkallë e lartë e papunësisë janë drejtuesit kryesorë pas problemit
të kontrollit të drogës në Shqipëri. Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat në
Shqipëri dhe të kontribuojnë në korrupsionin në vend. Reformat në drejtësinë penale në Shqipëri synojnë të
ndjekin penalisht dhe të dënojnë kriminelët e trafikimit të drogës duke përdorur lidhjen e krimit të organizuar.
Prokurorët tani kombinojnë akuzat e lidhura me drogën me akuzat e krimit të organizuar.
Progres raporti për Shqipërinë 202024 për luftën kundër korrupsionit konstaton se: Shqipëria
ka bërë një progres të mirë në luftën kundër korrupsionit. Autoritetet shqiptare forcuan kapacitetet operacionale,
koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria ka vazhduar përpjekjet e saj drejt krijimit
të një rekordi të qëndrueshëm në 6 hetime, ndjekje penale dhe gjykim të çështjeve të korrupsionit. Megjithëse
verifikimi i anëtarëve të gjyqësorit është një proces administrativ, është e rëndësishme të vlerësohen rezultatet
konkrete derisa Shqipëria të luftojë korrupsionin. Janë bërë përpjekje të mëtejshme drejt vendosjes së një rekordi
solid në luftën kundër korrupsionit, megjithëse mbetet një objektiv afatgjatë që vazhdon të kërkojë përpjekje të
mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme. Ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, deri më sot,
dënimet përfundimtare në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Organet e porsa
themeluara të specializuara antikorrupsion (SPAK dhe Gjykatat Kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar) pritet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht
korrupsionin. Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 202025,
Shqipëria ka pësuar një rënie të lehtë në renditjen e shteteve për sa i përket korrupsionit në
sektorin publik, duke u rankuar në vendin e 104, nga vendi i 106 që ka qenë në vitin 2019.
Fillimi i funksionimit dhe efektiviteti i Prokurorisë së Posaçme përbën një rol të
padiskutueshëm në fushën e ndëshkimit të korrupsionit, të zyrtarëve të lartë dhe në gjyqësor,
sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave me origjinë kriminale, aseteve kriminale apo
pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar, parandalimin e korrupsionit në strukturat
shtetërore dhe për rikthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu, krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit përbën një hallkë të
rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, si një njësi e posaçme dhe e specializuar për hetimin
e veprave penale në fushën e korrupsionit, e cila vepron pranë Prokurorisë së Posaçme.
Nga të dhënat e paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme rezulton se në kuadër të marrjes së
masave për forcimin e koordinimit me Prokurorinë e Posaçme të luftës kundër krimit të
organizuar dhe korrupsionit dhe për rritjen e cilësisë së hetimeve dhe ndjekjes penale, Prokurori i
Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme më datë 15.12.2020, kanë nënshkruar Aktin
e Koordinimit Institucional “Për rritjen e eficiencës nëpërmjet, bashkërendimit të Prokurorisë së
Përgjithshme me Prokurorinë e Posaçme dhe unifikimin e disa veprimtarive administrative dhe
procedurale ndërinstitucionale duke respektuar veçoritë dhe kompetencat institucionale të
parashikuara në ligj”.
Lidhur me veprat penale në fushën e korrupsionit me ndryshimet ligjore në Kodin e
Procedurës Penale26, i kanë kaluar SPAK-ut për kompetencë lëndore nenet: 244, 244/a, 245,
245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe
9
27 Konkretisht nenet 244, 245, 245/1, 258, 259, 319, dhe 319/ç, të Kodit Penal.
28 Ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet
masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.
319/e, si dhe nenet 328 dhe 328/b, të Kodit Penal, dispozita të cilat më herët kanë qenë në
kompetencën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjithashtu, në lidhje me veprat penale në fushën elektorale, nëpërmjet ndryshimeve me ligjin
nr. 147/2020, “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i
Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në kompetencën lëndore të SPAKut
kanë kaluar përkatësisht nenet 328, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, dhe 328/b, “Korrupsioni
pasiv në zgjedhje”, të Kodit Penal.
Nga të dhënat e sjella nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar (SPAK), rezulton se nga ky organ janë hetuar gjithsej 588 procedime penale, nga të
cilat 204 procedime penale kanë ardhur për kompetencë nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërsa 384 procedime penale janë regjistruar nga
Prokuroria e Posaçme. Nga 588 procedime penale të hetuara për vitin 2020, për 24 procedime
penale është vendosur bashkimi i çështjes, duke pasur në hetim për këtë periudhë kohore gjithsej
564 procedime penale në hetim, me 746 persona nën hetim.
Gjatë vitit 2020 të ushtrimit të veprimtarisë së tij Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka regjistruar 238 procedime penale në fushën e korrupsionit,
ose rreth 42.2% e veprave penale të regjistruara i përkasin grupit të veprave në fushën e
korrupsionit. Numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara e ka neni 259 i Kodit
Penal “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 98 procedime penale
të regjistruara. Në lidhje me çështjet e regjistruara rezulton se janë dërguar për gjykim 50 çështje,
22 çështje janë pushuar, 4 çështje janë pezulluar, 28 çështje të transferuara dhe 134 çështje
rezultojnë të mbetura në hetim.
Nga 50 çështjet e dërguara për gjykim për vitin 2020, të cilët zënë rreth 21.01% të çështjeve të
hetuara në fushën e korrupsionit, rezulton se numri i të hetuar/pandehur ka qenë 95 persona.
Nga këto çështje për 8 persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg”, për 17 persona
është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe për 33 persona është caktuar masa e
sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”. Gjithashtu, numrin më të lartë të
çështjeve të dërguara për gjykim e ka neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që
ushtrojnë funksione publike”, me 25 çështje të dërguara për gjykim. Për vitin 2020 rezulton se ka
përfunduar gjykimi për 20 çështje penale për veprat penale kundër korrupsionit me një numër
prej 29 të pandehurish.
Ndërkohë vijon të mbetet i ulët roli i prokurorisë për sa i përket hetimeve proaktive ose
hetimeve të filluara kryesisht për veprat penale të korrupsionit, pasi në total për të gjitha veprat
penale rezulton se janë regjistruar vetëm 18 procedime penale kryesisht nga organi i Prokurorisë
së Posaçme. Në vitin 2021, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
rezulton të ketë të mbartura për hetim 348 procedime penale me 212 persona nën hetim. Nga
këto hetime të mbartura rezulton se numri prej 134 procedime penale me 54 persona nën hetim
janë të regjistruar për vepra penale të korrupsionit, ose rreth 38.5% e çështjeve të mbartura për
hetim. Gjithashtu, lidhur me përdorjen e metodave speciale të hetimit rezulton se përgjatë vitit
2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur
metodën e përgjimit për 91 procedime penale, ku pjesën më të madhe të procedimeve penale ku
është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato çështje të hetuara për veprat penale të korrupsionit27, me
49 procedime penale, 368 pajisje fundore dhe 322 subjekte.
Lidhur me zbatimin e ligjit antimafia28, nga Prokuroria e Posaçme, për periudhën 19.12.2019 –
31.12.2020, janë hetuar gjithsej 313 materiale/verifikime pasurore, nga të cilët 298 materiale
pasurore janë regjistruar në periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019, ardhur për kompetencë në
Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Prokuroria pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe 15 materiale pasurore për periudhën
10
29 Miratuar me ligjin nr. 18/2020, datë 5.3.2020.
30 Lloji i pasurive të sekuestruara janë: – 373 pasuri të paluajtshme; – 233 pasuri të luajtshme; – 51 subjekte/aktivitete tregtare; – 4 llogari bankare.
31 Lloji i pasurisë së konfiskuar: – 8 pasuri të paluajtshme; – 29 pasuri të luajtshme.
32 Me shkresën nr. 71/1 prot., datë 3.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 1526 prot., datë 12.3.2021.
33 Bazuar në 5 veprat penale në fushën e korrupsionit që kanë mbetur në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme (nenet 164/a, 164/b, 248,
256 dhe 257/a të Kodit Penal), nga 22 vepra që janë analizuar në vijueshmëri deri në fund të vitit 2019 kur ka filluar funksionimin Struktura e
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Penale me ligjin nr. 35/2017, datë
30.3.2017, dhe ligjin nr. 147/2020, “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së
Shqipërisë’, të ndryshuar”, ku në nenin 75/a të këtij Kodi përcaktohen se i kanë kaluar për kompetencë Gjykatës së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nenet: 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d,
319/dh dhe 319/e, si dhe nenet 328 dhe 328/b, të Kodit Penal;
34 Në 2019 për 5 veprat penale në fushën e korrupsionit të mbetur në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se ishin 1753 çështje
në hetim me 401 persona nën hetim dhe 205 të pandehur.
35 Në vitin 2019 numri i çështjeve të dërguara për gjykim për këto 5 vepra penale të mbetura në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme ka
qenë 90 (5.13% e rasteve) me 194 të pandehur.
36 Në vitin 2019, për 5 veprat penale të mbetura në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme kishin përfunduar gjykimin 53 çështje penale me
115 të pandehur, nga të cilët janë dënuar 100 persona.
1.1.2020 – 31.12.2020, të regjistruara në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
Për periudhën 19.12.2019 – 31.12.2020, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë paraqitur në gjykatë 6 kërkesa për sekuestrim, në vlera të
konsiderueshme si të hollash, pasurish të luajtshme, të cilat janë pranuar nga
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ndërkohë
janë paraqitur në gjykatë, 8 kërkesa për konfiskimin e pasurive të sekuestruara, të cilat janë
pranuar.
Në zbatimit të aktit normativ nr. 1, datë 31.1.2020, “Për masat parandaluese në kuadër të
forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të
rendit e sigurisë publike”29, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Operacioni Forca e
Ligjit (njohur si OFL) janë referuar gjithsej 251 materiale për të cilat nga SPAK-u janë paraqitur
në gjykatë 120 kërkesa për sekuestrim pasurie, ku 68 kanë qenë sekuestro me kërkese të
prokurorit sipas parashikimeve të nenit 18 të aktit normativ dhe 52 kanë qenë vleftësime të
sekuestrimeve të kryera me emergjencë nga policia gjyqësore.
Nga prokurorët e posaçëm përgjatë vitit 2020 sipas parashikimeve të nenit 19 të aktit
normativ, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
është shprehur me vendim deri më datë 31.12.2020, vetëm për 117 prej tyre (115 pranime dhe 2
mospranime), ndërsa 3 prej tyre kanë kaluar për shqyrtim për vitin 2021.30
Në vazhdim të procesit gjyqësor, përgjatë vitit 2020 janë paraqitur nga Prokuroria e Posaçme
në gjykatë 62 kërkesa për konfiskim pasurie31, ku për 27 prej tyre Gjykata e Posaçme e Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar 25.
Referuar analizës për vitin 2020 që Ministria e Drejtësisë ka kryer në bazë të të dhënave
statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme32, rezulton se:
– Lidhur me veprat penale në fushën e korrupsionit të cilat kanë mbetur në kompetencë
lëndore të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se gjatë vitit 2020 janë hetuar 1751 çështje
penale për veprat penale në fushën e korrupsionit33, me një numër total prej 310 personash nën
hetim dhe janë marrë të pandehur 172 persona. Rezulton se ka një rënie të lehtë të numrit të
hetimeve për veprat penale të korrupsionit në krahasim me vitin 2019, me 2 çështje më pak, ulje
të dukshme të numrit të personave nën hetim me 91 persona më pak nën hetim dhe një ulje prej
33 personash të marrë si të pandehur më pak, krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar34. Por
pavarësisht kësaj, rastet që dërgohen për gjykim mbeten gati në të njëjtat nivele ose krahasuar me
numrin total rezulton më e ulët. Për vitin 2020 janë dërguar për gjykim vetëm 80 procedime
penale ose rreth 4,6 % të çështjeve të hetuara, me 163 të pandehur. Krahasuar me vitin 201935,
konstatohet një rënie e dukshme e numrit të çështjeve me 10 çështje më pak dhe 31 të pandehur
më pak. Për vitin 2020 ka përfunduar gjykimi për 55 çështje penale për veprat penale kundër
korrupsionit me një numër prej 106 të pandehurish, nga të cilët janë dënuar 81 persona,
krahasuar me vitin 201936, rezulton se ka një rritje të lehtë me 2 çështje më shumë, dhe një rënie
të numrit me 9 persona të pandehur më pak dhe 19 të dënuar më pak.
11
37 Një ulje prej 7851 referimesh krahasuar me vitin 2019, ku ishin në total 47341 referime.
38 Një ulje prej 56 çështje më pak krahasuar me vitin 2019.
39 Në vitin 2019 janë 3 çështje të regjistruara kryesisht për 5 veprat penale në fushën e korrupsionit të mbetura në kompetencë.
40 Nenet 287, 287/a dhe 287/b të Kodit Penal.
41 Në vitin 2019 për këto tre vepra penale janë regjistruar 236 çështje me 28 persona nën hetim dhe 13 të pandehur.
42 Ka një ulje me 1 çështje krahasuar me vitin 2019.
-Ndërsa nga ana tjetër, nëse i referohemi hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht
për veprat penale në fushën e korrupsionit në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme,
konkretisht në vitin 2020, numri i përgjithshëm i veprave penale të referuara dhe kallëzuara është
3949037, nga të cilat vetëm 5938 janë vepra penale të filluara kryesisht nga Prokurori, ose rreth
0,15% e numrit të përgjithshëm. Nga 59 çështje penale të filluara kryesisht nga prokurori, vetëm
4 janë të filluara kryesisht për veprat penale në fushën e korrupsionit të mbetura në kompetencë,
ose rreth 6.8 % e numrit të çështjeve kryesisht, ku të vetmet çështje të regjistruara janë për
veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, me 4 çështje.
Krahasuar me numrin e çështjeve të regjistruara kryesisht në 2019 për të njëjtat vepra penale
konstatohet një rritje e lehtë me 1 çështje, ku në vitin 2019 kanë qenë të regjistruara vetëm 3
çështje kryesisht. Krahasuar me vitin e kaluar rezulton në rënie në numrin e çështjeve të filluara
kryesisht në fushën e korrupsionit, pavarësisht rekomandimeve39.
-Rezulton një rritje e numrit të çështjeve për veprat penale në fushën e pastrimit të parave
regjistruar pranë Prokurorisë së Përgjithshme (rreth 21,2 % më tepër) krahasuar me të dhënat e
vitit 2019 pavarësisht rekomandimit për shtimin e numrit të hetimeve sistematike pasurore dhe
rritjes së cilësisë së këtyre hetimeve. Ndërsa, në total numri i çështjeve të regjistruara (kryesisht
dhe me referim) për veprat penale të pastrimit të parave40 është 286 çështje, me një numër total
prej 59 personash nën hetim nga të cilët vetëm 23 prej tyre janë marrë si të pandehur. Krahasuar
me të dhënat për vitin 201941, rezulton se ka një rritje prej 50 çështjesh të regjistruara më shumë,
me 31 persona nën hetim më shumë dhe rritje të numrit të të pandehurve me 10 të pandehur më
shumë.
– Ndërsa, nga të dhënat statistikore të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme, rezulton se nga
totali i çështjeve të filluara kryesisht, për veprën penale të pastrimit të parave rezulton vetëm 1
çështje42, e cila është regjistruar për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin
nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, neni 287/b i K. Penal, dhe nuk është regjistruar
asnjë çështje për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale”, neni 287 i K. Penal. Pavarësisht rekomandimeve, numri i çështjeve kryesisht për këtë
kategori vijon të mbetet shumë i ulët.
– Lidhur me hetimet proaktive në veprat e korrupsionit, duke mbajtur në konsideratë se pjesa më e
madhe e veprave të korrupsionit kanë kaluar në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK-ut, dhe duke pasur parasysh se për veprat në
këtë fushë që mbeten në juridiksion të prokurorive të përgjithshme nuk lejohen kryerja e
veprimeve proaktive, për sa i përket aplikimit të nenit 294/a, gjatë vitit 2020, nuk ka pasur
hetime me veprime simuluese, për vepra të korrupsionit në kompetencë të prokurorive me
juridiksion të përgjithshëm.
Duke mbajtur në konsideratë problematikat sa më sipër të evidentuara, prioritetet e
përbashkëta, Këshilli i Ministrave për forcimin e luftës kundër korrupsionit rekomandon:
1. Forcimin e cilësisë së hetimeve për veprat penale në fushën e korrupsionit, përfshirë
përdorimin me efikasitet të teknikave proaktive të hetimit për aq sa është e mundur, referuar
kompetencës lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme,
rritjen e numrit të personave të hetuar dhe të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe
ndjekjen me vendosmëri të kërkimeve për dënimin e autorëve të këtyre veprave.
2. Mbështetja e Prokurorisë së Posaçme për sa i përket hetimeve proaktive pasurore dhe
financiare, veçanërisht për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e korrupsionit në nivele të
larta të politikës dhe administratës publike.
12
43 Financial Action Task Force 2021, publikuar në shkurt 2021, në faqen: https://www.fatf-gafi.org/publications/high-risk-and-other-monitoredjurisdictions/
documents/increased-monitoring-february-2021.html#albania.
44 2021 International Narcotics Control Strategy Report, Volume 1, Drug and Chemical Control, publikuar në datën 2 mars 2021, në 2021 INCSR-Volume I:
Drug and Chemical Control (As submitted to Congress) – United States Department of State.
452021 International Narcotics Control Strategy Report, Volume 2, Money laundering and financial crimes, publikuar në datën 2 mars 2021, në faqen zyrtare:
2021 INCSR-Volume II: Money Laundering (As submitted to Congress) – United States Department of State.
3. Shtimin e numrit të hetimeve proaktive (çështje të filluara kryesisht) me qëllim
përmirësimin e cilësisë së hetimeve të veprave kundër korrupsionit.
4. Shtimin e numrit të hetimeve sistematike pasurore dhe hetimit për veprat penale që
gjenerojnë produkte/të ardhura, si dhe shtimin e aseteve të sekuestruara/konfiskuara.
5. Zhvillimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta me fokus në
luftën kundër korrupsionit me agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe me oficerët e policisë gjyqësore.
6. Ndjekjen me përparësi të kallëzimeve penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin
demokratik të zgjedhjeve, duke kryer hetime të plota, të paanshme, të shpejta, me
profesionalizëm dhe me efektivitet, në bashkëpunim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe
SPAK-un.
Lufta kundër krimit të organizuar
Një tjetër fenomen shqetësues është krimi i organizuar, një veprimtari që për shkak të
përmasave në pjesëmarrje, shtrirjes në kohë dhe përhapjes në terren duke shkuar përtej kufijve
kombëtarë, bëhet çdo vit më i sofistikuar, më i përhapur dhe më i vështirë për t’u cilësuar. Për
këtë qëllim, rekomandimet në këtë drejtim janë fokusuar në nxitjen e bashkëpunimit të
brendshëm dhe ndërkombëtar sidomos me agjencitë ligjzbatuese e të specializuara në luftën
kundër krimit të organizuar, shkëmbim të shpejtë të informacionit, kryerjen e operacioneve të
përbashkëta në kuadër të efektivitetit të hetimit penal, mbrojtjen e të dhënave dhe
bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përdorimin e metodave dhe të teknologjisë, si dhe rritjen e
profesionalizmit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Forcimi i mëtejshëm i
bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, në drejtim të luftës kundër krimit të
organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit, është shumë i rëndësishëm për të luftuar këtë
fenomen kriminal.
Dokumenti i publikuar nga FATF-ja, 43 në shkurt të 2021, thekson: që nga Shkurti 2020, kur Shqipëria
bëri një angazhim të nivelit të lartë politik për të punuar me FATF-në dhe Moneyval-in për të forcuar
efektivitetin e regjimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Shqipëria ka ndërmarrë hapa drejt
përmirësimit të tyre, por duhet të vazhdojë të punojë në zbatimin e planit të saj të veprimit për të adresuar
mangësitë e saj strategjike, duke përfshirë: 1. finalizimin e një projekti për të zvogëluar ekonominë informale, të
bazuar në para dhe për të regjistruar pronësinë e të gjitha pasurive të paluajtshme; 2. përmirësimi i trajtimit në
kohë të kërkesave reciproke të ndihmës juridike; 3. vendosja e mekanizmave më efektivë për të zbuluar dhe
parandaluar kriminelët që të mbajnë ose kontrollojnë Bizneset dhe Profesionet e Caktuara Jo-Financiare
(DNFBP), duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të zbatuar sanksione; 4. duke
siguruar që informacioni i saktë dhe i azhurnuar ligjor dhe përfitues i pronësisë është i disponueshëm në kohë; 5.
rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave,
veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra penale paraprake të huaja ose pastrim parash të palëve të treta; dhe 6.
përmirësimin e zbatimit të sanksioneve financiare të synuara përmes veprimeve mbikëqyrëse që identifikojnë dhe
korrigjojnë mangësitë e pajtueshmërisë.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikuar në mars 2021, “Volumi 1-Kontrolli i
narkotikëve dhe lëndëve kimike”,44 dhe “Volumi 2- Pastrimi i parave dhe krimet financiare”45, vë
theksin te zbatimi me efektivitet i ligjit dhe reformës në drejtësi, nevoja e rritjes së hetimit dhe
ndjekjeve penale, dënimit të rasteve të veprave penale për trafikim të lëndëve narkotike (droga të
forta), hetimin e pastrimit të parave të krimit të organizuar në pasuri të paluajtshme, si dhe
sekuestrimin e tyre. Konkretisht në këtë raport theksohet se: “Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke
përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin
e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar
perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave. Ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë
13
46 “Albania 2020 Report, Acompanying the document Communication from the Commission to the European Parliament, the Council, the European Economic and
Social Committee and the Committee of the Regions 2020 Communication on EU Enlargement Policy” publikuar në datën 6.10.2020, në
faqen:https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf
përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka
qenë i paqëndrueshëm. Ligji Antimafia u ndryshua në vitin 2020 për të përmirësuar menaxhimin e pasurive të
konfiskuara.
Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetin e policisë
dhe prokurorëve të saj për t’u përqendruar në korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila u bë operacionale në Dhjetor
2019, ka regjistruar suksese në luftën kundër trafikimit dhe krimit të organizuar dhe sekuestrimit të pasurive të
pastruara.
Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat në Shqipëri dhe të kontribuojnë
në korrupsionin në vend. Reformat në drejtësinë penale në Shqipëri synojnë të ndjekin penalisht dhe të dënojnë
kriminelët e trafikimit të drogës duke përdorur lidhjen e krimit të organizuar. Prokurorët tani kombinojnë
akuzat e lidhura me drogën me akuzat e krimit të organizuar.
Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e reformës në drejtësi dhe të punojë për të gërryer ndikimin e krimit të
organizuar.
Progres raporti 2020,46 në lidhje me pastrimin e parave konstaton se: “Shqipëria ka bërë përpjekje
për të adresuar mangësitë në pajtueshmërinë teknike të identifikuar në raportin e vlerësimit të ndërsjellë të
Moneyval-it 2018 për Shqipërinë, i cili, me gjithë mangësitë, në lidhje me efektivitetin, shkaktoi referenca në
Shqipëri në Grupin e Rishikimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Shqipëria intensifikoi përpjekjet e saj për të
adresuar shumicën e rekomandimeve të Moneyval-it gjatë vitit 2019. Një “paketë Moneyval-i” u miratua në
Parlament në Qershor 2019 i cili përfshinte ndryshime në katër ligje ekzistuese, në lidhje me: i. parandalimin e
pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; ii. masa kundër financimit të terrorizmit; iii. procedurat
tatimore; dhe iv. Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ai përfshiu gjithashtu miratimin e një ligji të ri mbi
administrimin e pasurive të sekuestruara. Një ligj i ri mbi masat kufizuese ndërkombëtare u miratua në nëntor.
Si njohje e këtyre përpjekjeve, Shqipëria u modernizua në gjashtë rekomandime në seancën plenare të Moneyval-it
në dhjetor. Për shkak të faktit se progresi jo i mjaftueshëm pozitiv dhe i prekshëm mund të demonstrohej në lidhje
me adresimin e të gjitha mangësive strategjike të identifikuara, gjithashtu, në lidhje me zbatimin efektiv të
kornizës në fuqi, FATF e ka vendosur Shqipërinë në ‘listën gri’, që do të thotë se vendi është zotuar të zgjidhë
mangësitë e identifikuara strategjike brenda kornizave kohore të rëna dakord dhe i nënshtrohet një monitorimi të
shtuar. Shqipëria duhet të përmbushë rekomandimet e saj me shpejtësi dhe të sigurojë që veprimtaritë që i
nënshtrohen pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar nuk përfitojnë nga
amnistia fiskale e propozuar. Shqipëria duhet të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve të raportit Moneyval dhe

harmonizimin e legjislacionit me acquis e BE-së për pastrimin e parave / luftimin e financimit të terrorizmit;
Referuar analizës për vitin 2020 që Ministria e Drejtësisë ka kryer, rezulton se:
Lidhur me veprat penale në fushën e krimit të organizuar në bazë të ndryshimeve ligjore në
nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, i kanë kaluar Strukturës së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal,
organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit
Penal.
Në raportin vjetor 2020 mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar rezulton se gjatë vitit 2020 të ushtrimit të veprimtarisë së tij, kjo strukturë
ka regjistruar 164 procedime penale në fushën e krimit të organizuar, ose rreth 29.1% e veprave
penale të regjistruara i përkasin grupit të veprave në fushën e krimit të organizuar. Numrin më të
lartë të procedimeve penale të regjistruara e kanë grupi veprave penale të neneve (283/a
“Trafikimi i narkotikëve”, 333/a “Grupi i strukturuar kriminal”, 334 “Kryerja e veprave penale
nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”) me 64 procedime penale të
regjistruara. Në lidhje me çështjet e regjistruara rezulton se janë dërguar për gjykim 16 çështje, 2
14
47Me shkresën nr. 968/25 prot., datë 30.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 161/1 prot., datë 31.3.2021.
48 Ligji nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet
masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.
çështje janë pushuar, 14 çështje janë pezulluar, 21 çështje të transferuara dhe 111 çështje
rezultojnë të mbetura në hetim.
Nga 16 çështjet e dërguara për gjykim për vitin 2020, të cilët zënë rreth 9.75% të çështjeve të
hetuara në fushën e krimit të organizuar, rezulton se numri i të hetuar/pandehur ka qenë 113
persona. Numrin më të lartë të çështjeve të dërguara për gjykim, njësoj si numri i procedimeve
penale të regjistruara e kanë grupi veprave penale të neneve (283/a “Trafikimi i narkotikëve”,
333/a “Grupi i strukturuar kriminal”, 334 “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
dhe grupi i strukturuar kriminal”) me 6 çështje të dërguara për gjykim. Nga këto çështje për 106
persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg”, për 3 persona është caktuar masa e
sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe për 2 persona është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për
paraqitje në policinë gjyqësore”. Për vitin 2020, rezulton se ka përfunduar gjykimi për 12 çështje
penale për veprat penale kundër krimit të organizuar me një numër prej 63 të pandehurish.
Gjithashtu, lidhur me hetimet e mbartura për vitin 2021, nga SPAK-u, rezulton se 111 procedime
penale janë të regjistruara për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar me 93 persona nën
hetim, nga të cilët 56 prej tyre hetohen me masën e sigurimit “arrest në burg”, ose rreth 31.9% e
çështjeve të mbartura për hetim.
Lidhur me përdorjen e metodave speciale të hetimit rezulton se përgjatë vitit 2020, Prokuroria
e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për
91 procedime penale, ku për çështjet penale të hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar
kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike (283/a/2, 333/a, 334) me 36 procedime penale, 935
pajisje fundore dhe 788 subjekte.
Ndërkohë vijon të mbetet i ulët roli i prokurorisë për sa i përket hetimeve proaktive ose
hetimeve të filluara kryesisht për veprat penale të krimit të organizuar, pasi në total për të gjitha
veprat penale rezulton se janë regjistruar vetëm 18 procedime penale kryesisht nga organi i
Prokurorisë së Posaçme.
Në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme47 për zbatimin e rekomandimeve prioritare
rezulton se:
– Në kuadër të “Hetimeve efektive nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe
rritja e hetimeve proaktive” gjatë vitit 2020, në zbatim të kërkesave dhe procedurave ligjore, janë
kryer hetime proaktive me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 630
procedimeve për veprat penale kundër trafiqeve të paligjshme (narkotikëve, personave,
armëve/municioneve), përfshi edhe veprat penale kundër narkotikëve, pastrimit të parave dhe
krimeve të rënda në kompetencë lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.
Krahasuar me vitin e kaluar rezulton një rritje me 2 herë më shumë të procedimeve penale.
– Prokurorët kanë pasur rol aktiv si në regjistrimin e procedimeve, dhënien e autorizimeve ose
kur mbi kërkesën e tyre me vendime gjyqësore është autorizuar përdorimi i mjeteve të posaçme
të hetimit, ashtu dhe nëpërmjet lënies së detyrave oficerëve të policisë gjyqësore dhe
kontrollit/mbikëqyrjes për zbatimin e tyre. Ky proces i ka shërbyer si parandalimit dhe/ose
ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu edhe goditjes/finalizimit me arrestimin
në flagrancë apo ndalimin e 709 personave të dyshuar në kompetencë të prokurorive pranë
gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.
– Gjithashtu, me rëndësi vijon të mbetet zbatimi i kuadrit ligjor mbi sekuestrimin dhe
konfiskimin e të ardhurave kriminale48 me qëllim ndërprerjen e të ardhurave të grupeve
kriminale, e mundësive për të ndërvepruar në terren apo për t’i shpëtuar drejtësisë. Lidhur me
sekuestrimin e aseteve kriminale, përgjatë vitit 2020, në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së
Parë me juridiksion të përgjithshëm, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale” janë kryer sekuestrime pasurie mbi kërkesën e prokurorëve me
vendimet gjyqësore, në kuadrin e 5 procedimeve penal. Gjatë po kësaj periudhe në zbatim të ligjit
15
49Referuar të dhënave në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme nr. 968/25 prot., datë 30.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me
nr. 161/1 prot., datë 31.3.2021.
50 Nenet 109, 109/b, 110/a, 128/b, 138/a, 141/a, 278/a dhe 282/a të K. Penal.
51 Në vitin 2019 ishin regjistruar 283 çështje penale me 55 persona në hetim, nga të cilët 16 janë marrë si të pandehur.
52 Në vitin 2019 ishin dërguar për gjykim 26 çështje me 35 të pandehur për këtë kategori veprash penale.
nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit,
korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,
në kuadrin e hetimit pasuror, prokurorët kanë kërkuar për 4 procedime, sekuestrimin e pasurisë,
të pranuar nga gjykata. Sërish përmendet fakti që në këto të dhëna ndikon fakti i kalimit të
çështjeve Prokurorisë së Posaçme referuar kompetencës lëndore të saj.
– Në kuadër të strukturës policore Operacioni Forca e Ligjit (OFL)49, janë trajtuar 308
praktika, nëpërmjet të cilave është kërkuar verifikimi dhe përcjellja e dokumentacionit për 951
shtetas shqiptar, dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me Eurojust-in, janë trajtuar 28
praktika (kërkesa për asistencë), nga të cilat 21 kërkesa janë dërguar nga prokurorët e vendeve të
BE-së të atashuar në Eurojust, ndërsa 7 kërkesa janë përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme në
Eurojust, me qëllim lehtësimin e dhënies së ndihmës juridike në kohë reale.
– Në zbatim të udhëzimit nr. 11/2020, sipas të dhënave statistikore dhe informacionit të disa
prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm rezulton se, në Prokurorinë e Posaçme janë
transferuar 64 procedime/referime penale, kryesisht për krimet kundër jetës, kalimit të
paligjshëm të kufirit, trafikimit të narkotikëve dhe veprave penale në fushën e korrupsionit në
kompetencë lëndore të kësaj prokurorie, ku kryerja e hetimeve proaktive ka çuar në zbulimin e
ekzistencës së elementeve të bashkëpunimit të veçantë, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme në
kuadrin e veprimtarisë kriminale të organizuar.
– Për vitin 2020, në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me juridiksion të
përgjithshëm, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” janë kryer sekuestrime pasurie mbi kërkesën e prokurorëve, në kuadrin e 5
procedimeve penale.
– Në lidhje me pastrimin e parave dhe hetimin financiar e pasuror, në zbatim të
rekomandimeve dhe planit të veprimit të ICGR-së/FATF-së në datën 15.7.2020, Prokurori i
Përgjithshëm, ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe ministri i Brendshëm, nënshkruan
memorandumin e bashkëpunimit për rritjen e efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e
parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve me
origjinë kriminale. Në vijim të këtij memorandumi, Prokurori i Përgjithshëm ka miratuar
udhëzimin nr. 10, datë 17.7.2020, “Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave,
krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin
e aseteve/pasurive produkt i veprimtarisë kriminale”, nëpërmjet të cilit, në 1.9.2020, janë krijuar
seksionet e posaçme për hetimin e pastrimit të parave, krimin financiar dhe hetimet pasurore në
shtatë prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, ndërsa në pesëmbëdhjetë prokurori të tjera është
caktuar nga një prokuror për ndjekjen e këtyre çështjeve. Në total 41 prokurorë janë ngarkuar me
ndjekjen penale të pastrimit të parave, krimeve financiare, financimit të terrorizmit dhe kryerjen e
hetimeve pasurore.
– Nga analiza e të dhënave statistikore lidhur me veprat penale të trafikimit50, për vitin 2020,
rezulton se janë regjistruar 254 çështje penale me 47 persona në hetim, nga të cilët vetëm 29 janë
marrë si të pandehur. Nga këto çështje janë dërguar për gjykim 38 çështje me 64 të pandehur, ose
rreth 14.9 % e çështjeve të regjistruara. Numrin më të madh të çështjeve të hetuara e zë vepra
penale “Trafikimi i mjeteve motorike” parashikuar nga neni 141/a i K. Penal me 148 çështje të
regjistruara.
– Rezulton një ulje e numrit51 të çështjeve të regjistruara me 29 çështje më pak dhe rënie e
numrit të personave nën hetim me 8 persona më pak, ndërsa për personat e marrë si të pandehur
kemi një rritje me 13 persona më tepër. Lidhur me numrin e çështjeve të dërguara për gjykim për
vitin 2020, numri i tyre është rritur me 12 çështje më tepër, ndërsa numri i të pandehurve në
gjykim është rritur me 29 persona më shumë krahasuar me vitin 201952.
16
53 Ku janë përfshirë 283/a; 283/b; 284/c; 285/a; 285/b; 286 dhe 286/a të K. Penal.
54 Në vitin 2019 kanë qenë 2558 çështje të hetuara me 1048 persona nën hetim dhe 880 të pandehur.
55 Në vitin 2019 janë dërguar për gjykim 505 çështje, me 701 persona të pandehur.
56 Nenet 230–232/b të Kodit Penal.
57 Në vitin 2019 ishin regjistruar 8 çështje penale, me 4 persona nën hetim dhe asnjë të pandehur.
58 Nenet 265–265/c të K. Penal.
59 Në vitin 2019 janë regjistruar 4 çështje penale dhe asnjë person të marrë nën hetim ose të pandehur.
– Për veprat penale kundër narkotikëve konstatohet se në vitin 2020 janë hetuar më shumë
çështje penale se në vitin 2019 (me 444 çështje më tepër). Lidhur me veprat penale në fushën e
lëndëve narkotike53, në vitin 2020 janë hetuar 3002 çështje penale ose 444 çështje penale më
tepër se viti 2019. Rezulton se janë hetuar 1255 persona dhe janë marrë të pandehur 966 persona.
Krahasuar me vitin 201954 rezultojnë 207 persona më shumë të hetuar dhe 86 më shumë të
pandehur. Janë dërguar për gjykim 506 çështje ose 16.9 % e çështjeve, me 797 të pandehur, nga
ku rezulton një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2019, me 1 çështje me tepër të dërguara për
gjykim dhe 96 të pandehur më shumë55. Numrin më të lartë të çështjeve në hetim e zë vepra
penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283 i K. Penal, me 1417 çështje në hetim, nga
të cilat janë dërguar për gjykim 328 çështje.
– Konstatohet se vijon të mbetet i ulët numri i veprave penale kundër terrorizmit pavarësisht
kompleksitetit dhe vështirësisë që kanë në hetim këto vepra, pavarësisht rritjes me 1,5 të numrit
të procedimeve të regjistruara. Lidhur me këtë kategori veprash penale56, rezulton se janë
regjistruar në total 12 çështje për vitin 2020 me 2 persona nën hetim dhe 2 persona të marrë si të
pandehur. Në lidhje me çështjet e dërguar për gjykim për këtë kategori veprash për vitin 2020,
ndryshe nga viti i kaluar, rezultojnë vetëm 2 çështje të dërguara për gjykim, me 2 persona të
pandehur. Në krahasim me vitin 201957, vihet re një numër i njëjtë i çështjeve të regjistruara me 4
çështje më shumë, por në ndryshim nga 2019 kemi 2 persona nën hetim më pak dhe rritje të
numrit të pandehurve me 2 persona.
– Lidhur me veprat penale për nxitjen e urrejtjes dhe pjesëmarrjen në konfliktet e armatosura58
për vitin 2020 janë regjistruar 6 çështje penale për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose
grindjeve” parashikuar nga neni 265 i K. Penal, dhe 1 çështje penale për veprën penale
“Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” parashikuar nga neni 265/a i K. Penal,
me 1 person nën hetim dhe 4 të pandehur. Rezulton një rritje e numrit të çështjeve me 3 çështje
më shumë krahasuar me vitin 201959, por ndryshe nga viti 2019 rezulton vetëm 1 çështje e
dërguar për gjykim me 4 të pandehur për këtë kategori veprash.
Sa më sipër, Këshilli i Ministrave, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të
organizuar, i rekomandon:
1. Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet strukturave të prokurorisë, policisë
gjyqësore, policisë së shtetit dhe agjencive të tjera shtetërore, për zbatimin e objektit dhe qëllimin
e ligjit për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të
organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.
2. Përmirësimin e cilësisë së hetimeve për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës
penale dhe atë të pastrimit të parave në funksion të rritjes së numrit të çështjeve dhe të
pandehurve të dërguar për gjykim dhe përdorimit të teknikave speciale të hetimit, veçanërisht në
rastet e hetimeve pasurore.
3. Fuqizimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese rajonale dhe ndërkombëtare në
funksion të efektivitetit të hetimeve për veprat penale që lidhen sidomos me trafikimin e
narkotikëve, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, trafikimin e qenieve njerëzore, etj.
4. Zhvillimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve në këtë fushë, duke përfshirë
edhe trajnime të përbashkëta me oficerët e policisë gjyqësore.
5. Pasurimin e sistemit statistikor të monitorimit të çështjeve të pastrimit të parave për të
siguruar një bazë të besueshme për reforma të mëtejshme për të rritur numrin e procedimeve
penale dhe dënimeve për veprat penale të pastrimit të parave.
6. Marrjen dhe zbatimin e masave për përmbushjen e rekomandimeve të Moneyval-it për
pastrimin e parave / luftimin e financimit të terrorizmit.
17
60Referuar shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme nr. 968/25 prot., datë 30.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 161/1
prot., datë 31.3.2021.
61 Për vitin 2019 janë dërguar për gjykim 10396 çështje, për 218 prej të cilave është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë.
62Seksioni IX, nenet 124–130/a të Kodit Penal.
63Në vitin 2019 ishin regjistruar 1247 çështje me 368 persona nën hetim dhe 708 të pandehur.
64Në vitin 2019 ishin dërguar për gjykim 879 çështje me 936 të pandehur.
65Për vitin 2020 janë regjistruar në total 39490 çështje.
Forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut
Objektivi i reformës në drejtësi është mirëfunksionimi i shtetit ligjor kjo me qëllim
respektimin dhe garantimin e çdo të drejte të njohur nga Konventa Evropiane e të Drejtave të
Njeriut, të sanksionuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të prioritizuara nga
Bashkimi Evropian, si përpjekje për t’u anëtarësuar në familjen evropiane. Të gjitha organet
ligjzbatuese, përfshirë edhe organin e prokurorisë kanë përgjegjësinë të kenë vëmendje të shtuar
në trajtimin me dinjitet dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare të autorëve
dhe viktimave të veprave penale që vijnë nga shtresat vulnerabile të shoqërisë dhe të forcojnë
bashkëpunimin ndërinstitucional për realizimin e detyrave brenda afateve më të përshtatshme
ligjore.
Referuar analizës për vitin 2020 që Ministria e Drejtësisë ka kryer, rezulton se:
Nga të dhënat e përcjella nga Prokuroria e Përgjithshme për vitin 2020 në prokuroritë pranë
Gjykatave me Juridiksion të Përgjithshëm, numri i çështjeve të përfunduara në zbatim të
instituteve të reja procedurale penale60 është për 1402 çështje, me 1413 të pandehur, shifra që
zënë 14.05% të numrit të çështjeve të dërguara për gjykim. Në lidhje me këto institute të reja
procedurale, rezulton se për 410 çështje kundërvajtje penale është kërkuar miratimi i urdhrit
penal me 432 të pandehur, ku krahasuar me 2019 rezulton me ulje 44.5% të çështjeve, për 740
çështje me 749 të pandehur është kërkuar miratimi marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ku
rezulton me rritje 0.6% të çështjeve të krahasuara me vitin 2019, për 225 çështje me 225 të
pandehur është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë, një rritje 0.22% të çështjeve krahasuar me vitin
2019.
Në lidhje me rekomandimin për hetime të shpejta, efektive, dhe ashpërsimin e dënimit për
veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, në zbatim të
udhëzimit të përgjithshëm nr. 3, datë 21.6.2019, “Mbi masat administrative dhe procedurale në
prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhjeve”, Prokuroria e
Përgjithshme referon se për gjatë vitit 2020 janë regjistruar 5 procedime penale me 1 të pandehur
dhe 1 të pandehur të dënuar.
Nga të dhënat statistikore rezulton se gjykimi i drejtpërdrejtë vijon të mbetet një nga llojet e
gjykimeve më pak të kërkuara nga organi i prokurorisë. Organi i prokurorisë për vitin 2020 ka
dërguar për gjykim 9973 çështje (nuk përfshihen çështjet e mbartura në gjykim), por vetëm për
252 prej tyre prokuroria ka kërkuar që të gjykohen me procedurë gjykimi të drejtpërdrejtë ose me
rreth 2.52%. Rezulton një ulje e numrit të çështjeve të dërguara për gjykim krahasuar me vitin
201961, si dhe një rritje e lehtë e çështjeve për të cilat është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë.
Ndërkohë që për vitin 2020 një nga rekomandimet e Këshillit të Ministrave ka qenë edhe rritja e
rasteve të kërkuara nga organi i prokurorisë për gjykimin e drejtpërdrejtë.
– Në lidhje me veprat penale kundër fëmijëve, familjes dhe martesës62 rezulton se për vitin
2020 janë regjistruar 1358 çështje penale me 390 persona nën hetim dhe janë marrë 785 të
pandehur. Krahasuar me vitin 201963 rezultojnë 111 çështje më shumë të regjistruara; 22 persona
më shumë nën hetim, dhe 77 të pandehur më shumë. Në lidhje me këtë kategori veprash
rezulton se për vitin 2020 janë dërguar për gjykim 954 çështje me 1029 të pandehur. Krahasuar
me një vit më parë64 ka një një rritje prej 75 çështjesh më shumë të dërguara për gjykim, dhe 93
të pandehur më shumë.
– Në lidhje me veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i K. Penal, për
vitin 2020 janë regjistruar 1251 çështje penale ose rreth 3.2 % e të gjitha çështjeve penale të
regjistruara65, me 358 persona nën hetim dhe janë marrë në cilësinë e të pandehurit 756 persona.
18
66 Për vitin 2019 janë regjistruar 1140 çështje me 339 persona nën hetim dhe 685 persona në cilësinë e të pandehurit gjatë hetimeve.
67Në vitin 2019 janë dërguar për gjykim 834 çështje me 888 të pandehur.
68Numri total i çështjeve të dërguara në gjyq në vitin 2020 është 9973 çështje.
69Në vitin 2019, janë gjykuar 734 çështje me 792 të pandehur.
70Në vitin 2019, dënimi minimal është kërkuar për 171 të pandehur.
71 Në vitin 2019, dënimi mesatar i parashikuar nga dispozita është kërkuar për 294 të pandehur.
72Në vitin 2019, ulja e dënimit nën minimum e parashikuar nga dispozita është kërkuar për 13 raste.
73Në vitin 2019, pezullimi i ekzekutimit është kërkuar për 304 të pandehur.
74Në vitin 2019, pushimi i çështjes për dhunën në familje është kërkuar në 20 raste.
75Në vitin 2019, janë regjistruar 141 çështje të dërguar për gjykim.
76Nenet 201–207 të Kodit Penal, përfshirë ndryshimet e reja të vitit 2019.
77Në vitin 2019 ishin regjistruar 264 çështje penale me 63 persona në hetim dhe 57 të pandehur.
Krahasuar me vitin 201966 konstatohet një rritje e numrit të çështjeve të regjistruara me 111
çështje më shumë, 19 persona nën hetim më shumë dhe 71 të pandehur më shumë.
– Rezulton se në vitin 2020 janë dërguar për gjykim 914 çështje për këtë vepër penale me total
prej 979 të pandehurish, çka përbën një rritje prej 80 çështjesh dhe 91 të pandehurish më shumë
krahasuar me vitin 201967. Numri i çështjeve të dërguara për gjykim për këtë vepër përbën rreth
9.2 % të numrit total të çështjeve të dërguara për gjykim gjatë vitit 202068. Nga këto çështje, për
vitin 2020, janë gjykuar 622 çështje me 656 të pandehur, duke pësuar një rënie me 112 çështje më
pak dhe 136 të pandehur më pak se në vitin 201969.
Lidhur me politikën e dënimit të ndjekur gjatë gjykimit, në çështjet e dërguara për gjykim nga
prokuroria për dhunën në familje rezulton se është kërkuar vetëm në 1 rast dënimi maksimal i
parashikuar nga paragrafi përkatës i dispozitës (në vitin 2019 nuk është kërkuar në asnjë rast).
Gjithashtu:
i. krahasuar me vitin 2019 rezulton se sërish nuk është kërkuar në asnjë rast dënimi me gjobë;
ii. për 1 të pandehur është kërkuar dënimi sa periudha e paraburgimit;
iii. për 179 të pandehur është kërkuar dënimi minimal i parashikuar nga dispozita70;
iv. për 277 të pandehur është kërkuar dënim mesatar71;
v. për 3 raste është kërkuar ulja e dënimit nën minimumin e parashikuar nga dispozita72;
vi. për 260 të pandehur është kërkuar pezullimi i ekzekutimit të vendimit73.
Ndërkohë konstatohen 7 raste kur është kërkuar pushimi i çështjes ose 13 raste më pak në
krahasim me vitin 201974. Nuk konstatohet ashpërsim i politikës penale, në lidhje me këtë vepër,
pavarësisht rekomandimit të dhënë për vitin 2020.
Nga të dhënat statistikore rezulton se në çështjet penale të regjistruara gjatë vitit 2020, ka
pasur 392 të pandehur të mitur të moshës 14 – 18 vjeç, nga të cilët 381 janë meshkuj dhe 11
femra, ndërsa kanë rezultuar 96 viktima të mitur nga të cilët 51 meshkuj dhe 45 femra. Nga të
dhënat e përcjella nga Prokuroria e Përgjithshme për të miturit për vitin 2020, janë regjistruar 478
procedime ku krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 20.4% të numrit të procedimeve, me 525
persona në hetim ku krahasuar me vitin 2019 rezulton një rritje prej 35.3% të numrit të të
pandehurve, nga ku 146 çështje janë dërguar për gjykim, duke shënuar një rritje me 5 procedime
më shumë75, për 39 referime/kallëzime është vendosur mosfillimi dhe për 199 çështje është
vendosur pushimi i çështjes. Për sa u përket masave të sigurimit personal, rezulton se në 31 raste
ose për rreth 5.9% e të miturve është caktuar masa e sigurisë personal “Arrest në burg”
parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale ose me ulje 0.1% të të miturve me masë sigurimi “Arrest
në burg” krahasuar me vitin 2019, për 213 raste është aplikuar masa alternative e shmangies, në 7
raste është vendosur ndërmjetësimi, 4 raste këshillimi për të miturin dhe familjen në 13 raste
është vendosur paralajmërimi me gojë dhe në 189 raste është vendosur paralajmërim me shkrim.
– Në lidhje me veprat penale në fushën e mjedisit76, nga të dhënat statistikore në vitin 2020
janë regjistruar 331 çështje penale, ose 0.84% e totalit të çështjeve të regjistruara në këtë vit, me
88 persona nën hetim dhe 56 të pandehur. Në krahasim me vitin 201977, rezulton një rritje e
lehtë e numrit të çështjeve me 67 çështje më shumë, me 25 persona nën hetim më shumë dhe një
rënie të lehtë me 1 të pandehur më pak, ose me rritje 25,3 % të numrit të procedimeve dhe 39%
rritje e numrit të personave nën hetim krahasuar me ata të regjistruar për vitin 2019. Numri më i
19
78Në vitin 2019 ishin dërguar për gjykim 65 çështje me 72 të pandehur.
madh i çështjeve penale vijon të jetë i regjistruar për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”
parashikuar nga neni 205 i K. Penal me 185 çështje të regjistruara.
– Në lidhje me çështjet e dërguara për gjykim për këtë grup veprash rezulton se për vitin 2020
janë dërguar për gjykim 64 çështje me 70 të pandehur, ku krahasuar me vitin 201978 rezulton një
ulje e lehtë me 1 çështje më pak e dërguar për gjykim dhe 2 të pandehur më pak. Në përgjigjen e
përcjellë, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se numri i procedimeve penale dhe i të
pandehurve të dërguar në gjyq dhe të dënuar janë në shifra pothuajse të njëjta krahasuar me vitin
2019, tregues me efekt ndikimi edhe nga gjendja e pandemisë COVID-19.
Këshilli i Ministrave, me qëllim forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut,
rekomandon:
1. Shtimin e numrit të rasteve të zbatimit të instrumenteve lehtësuese penale (marrëveshje,
urdhri penal) dhe rritja e rasteve të gjykimit të drejtpërdrejtë, me synim hetimin dhe gjykimin e
çështjeve penale në një afat sa më të shpejtë, duke mbajtur në konsideratë kompleksitetin,
rrezikshmërinë e veprës, si dhe duke ruajtur efikasitetin dhe cilësinë e hetimeve.
2. Nxitjen e aplikimit të dënimeve alternative në rastet e veprave penale dhe/ose autorëve me
rrezikshmëri të ulët shoqërore, veçanërisht në rastet e të miturve, personave vulnerabël dhe
personave me probleme shëndetësore.
3. Vijimin e ashpërsimit të masave të sigurimit dhe masës së dënimit për veprat me natyrë
gjinore, seksuale dhe diskriminuese, si dhe për rastet e keqtrajtimit/abuzimit/shfrytëzimit e
trafikimit të fëmijëve.
4. Rritjen e cilësisë së hetimeve dhe ashpërsimin e politikës penale për autorët e veprës penale
të dhunës në familje.
5. Zhvillimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore,
nëpërmjet trajnimeve veçanërisht për veprat penale me bazë gjinore, seksuale dhe përfshirjen e të
miturve.
6. Forcimin e përpjekjeve për kryerjen e hetimeve të shpejta, efektive dhe ashpërsim të
politikës së dënimit për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të
zgjedhjeve.
Forcimi i Bashkëpunimit ndërinstitucional
Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsolidimi i ndërveprimit ndërmjet agjencive
ligjzbatuese të brendshme por edhe me ato ndërkombëtare, përbën thelbin e rekomandimeve në
këtë drejtim.
Në kuadër të marrjes së masave për forcimin e koordinimit me Prokurorinë e Posaçme të
luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për rritjen e cilësisë së hetimeve dhe
ndjekjes penale, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, më datë
15.12.2020, kanë nënshkruar Aktin e Koordinimit Institucional “Për rritjen e eficiencës
nëpërmjet, bashkërendimit të Prokurorisë së Përgjithshme me Prokurorinë e Posaçme dhe
unifikimin e disa veprimtarive administrative dhe procedurale ndërinstitucionale duke respektuar
veçoritë dhe kompetencat institucionale të parashikuara në ligj”;
Gjithashtu në Raportin vjetor 2020 mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar rezulton se
funksionon Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në
Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili është përgjegjës për
koordinimin e punës së saj me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera.
Gjatë vitit 2020 nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar janë trajtuar 69 kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet gjyqësore të
huaja, në bazë të konventave të Këshillit të Evropës dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare
ku Republika e Shqipërisë është palë. Nga këto 20 kërkesa kanë qenë të mbartura nga Prokuroria
për Krime të Rënda dhe 49 janë kërkesa të reja, të paraqitura pas krijimit të Prokurorisë së
Posaçme.
20
79 Me shkresën nr. 968/25 prot., datë 30.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 161/1 prot., datë 31.3.2021.
Këto kërkesa janë drejtuar nga ana e autoriteteve gjyqësore të huaja, për kryerjen e veprimeve
procedurale në Republikën e Shqipërisë. Numri i madh i tyre, tregon për besimin që autoritet e
huaja kanë krijuar ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe rëndësinë e veçantë që kjo prokurori i
kushton bashkëpunimit ndërkombëtar.
Nga numri total i 69 kërkesave të paraqitura për ndihmë të ndërsjellë juridike ka rezultuar se
numrin më të lartë, 31 prej tyre, ose 44,92 %, e zënë kërkesat që kanë të bëjnë me hetime në
fushën e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”,
“Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit
të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 283/a,
283, 284/a, 333/a të tij.
Nga totali prej 69 kërkesave, gjatë periudhës 20.12.2019 deri në 31.12.2020, janë ekzekutuar
gjithsej 31 kërkesa ndërsa pjesa tjetër është në fazë ekzekutimi ku për të gjitha është marrë lejimi
nga Ministria e Drejtësisë dhe gjykata për ekzekutimin e këtyre letërporosive.
Krahas kërkesave për ndihmë juridike që lidhen me hetime të autoriteteve të huaja, lidhur me
hetimet e Prokurorisë së Posaçme është e nevojshme kryerja e veprimeve hetimore apo
verifikimeve jashtë Shqipërisë. Për kryerjen e këtyre veprimeve janë përpiluar për vitin 2020 nga
prokurorët e Prokurorisë së Posaçme 41 kërkesa për ndihmë të ndërsjellët juridike drejtuar
autoriteteve gjyqësore të huaja, prej të cilave janë ekzekutuar 22 gjatë vitit 2020.
Nga këto 41 kërkesa të dërguara rezulton se numrin më të lartë, 18 prej tyre, ose 43.9 %, e
zënë kërkesat që kanë të bëjnë me hetime në fushën e veprave penale të “Trafikimit të
narkotikëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit, asaj të
“Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet
283/a, 283, 333/a të tij.
Një tjetër fushë e marrëdhënieve me jashtë në të cilën ka operuar Prokuroria e Posaçme
kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është dhe krijimi i Skuadrave të Përbashkëta
Hetimore. Kjo strukturë gjatë vitit 2020 ka kryer hetime me 6 (gjashtë) skuadra të përbashkëta
hetimore me autoritetet e drejtësisë të Italisë nën drejtimin dhe asistencën e Eurojust-it. Këto
skuadra janë krijuar për veprat penale “Trafikim të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë
të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a të Kodit Penal Shqiptar,
si dhe për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
“Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”,
parashikuar nga nenet 287, 283/a, 333/a, 334 të Kodit Penal Shqiptar.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit
2020 ka plotësuar praktikat për kërkesat për ekstradime në 24 raste, nga të cilat 7 raste nga
Shqipëria drejtuar shteteve të huaja dhe 17 nga jashtë vendit në Shqipëri.
Një tjetër aspekt i punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ka qenë dhe nënshkrimi i
marrëveshjeve të përbashkëta të bashkëpunimit me prokuroritë e shteteve të ndryshme të
Bashkimit Evropian dhe vendeve fqinje.
Konkretisht, në datën 7.2.2020, është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit me
Drejtorinë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizmit të Republikës Italiane, ndërsa në datën
27.11.2020 është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit me Zyrën për Luftën kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK).
Lidhur me zbatimin e rekomandimeve prioritare të dhëna për vitin 2020 në drejtim të
bashkëpunimit ndërinstitucional, nga organi i prokurorisë rezulton:
– Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme79, në lidhje me rritjen e cilësisë dhe eficiencës në
hetimin dhe ushtrimin e ndjekjes penale të suksesshme të kriminalitetit, është konsideruar
domosdoshmëri një qasje e përbashkët dhe e unifikuar ndërmjet institucioneve ligjzbatuese. Për
këtë qëllim, Prokuroria e Përgjithshme i ka kushtuar vëmendje si bashkëpunimit praktik vendor
21
80 Znj. Fatjona Memçaj, ku në datën 17.12.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi komandimin e znj. Memçaj pranë Eurojust-it, për një
periudhë 2 vjet e 6 muaj.
në punën e përditshme të drejtuesve, prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, ashtu edhe
marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel qendror.
– Në këtë kuadër janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së
Përgjithshme me Kontrollin e Lartë të Shtetit, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit
të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave dhe
Ekonomisë ku përfshihen Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave,
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për rritjen e
efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet
financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e produkteve/aseteve me origjinë kriminale, veprave
penale që lidhen me detyrën dhe ato korruptive. Gjithashtu Prokuroria e Përgjithshme dhe
Ministria e Drejtësisë po bashkëpunon me INSTAT në kuadër të implementimit të
Nomenklaturës Ndërkombëtare të Krimeve për Qëllime Statistikore.
– Krijimi i vakancave për shkak të rivlerësimit kalimtarë për 43 prokurorë në prokuroritë e të
gjitha niveleve me juridiksion të përgjithshëm, krahas masave për plotësimin e vendeve vakante
me prokurorë, kërkon marrjen e masave emergjente për shtimin e numrit të oficerëve të policisë
gjyqësore dhe të numrit të administratës ndihmëse/mbështetëse të prokurorëve në prokuroritë e
të gjitha niveleve.
– Bashkëpunimi ndërkombëtar në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale me autoritet e huaja
në fushën penale, është gjithashtu i rëndësishëm dhe kërkon fillimisht koordinimin
ndërinstitucional midis organit të prokurorisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese apo
institucioneve të tjera që marrin pjesë aktive në këtë proces me qëllim finalizimin me sukses dhe
në një kohë sa më të shpejtë të bashkëpunimit me autoritetet e huaja.
– Bashkëpunimi i organeve të hetimit dhe përfshirja e tyre në hetim shmang hetimet joefektive
dhe të dështuara, duke krijuar kështu historik suksesi mbi referimet dhe hetimin e veprave
penale, duke çuar në përfundimin final që është dhënia e drejtësisë efektive, në afate të
arsyeshme.
– Një rëndësi kyçe, sidomos për veprat penale të rënda si veprat në fushën e korrupsionit apo
krimit të organizuar, ka edhe bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit dhe i
përvojës, organizimi i operacioneve të përbashkëta dhe mbështetja logjistike dhe financiare nga
partnerët ndërkombëtarë.
– Për sa i përket rekomandimit për rritjen e bashkëpunimit me policinë gjyqësore në funksion
të përmirësimit të cilësisë së veprimeve hetimore në muajin korrik 2019, në zbatim të ligjit
25/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” u ngrit dhe nisi funksionimin
Komisioni i Policisë Gjyqësore, si dhe Sekretariati Teknik për funksionimin e tij. Prokurori i
Përgjithshëm ka nxitur, mbështetur dhe asistuar Komisionin e Policisë Gjyqësore për miratimin e
rregullave në përputhje me ligjin nr. 25/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë
Gjyqësore”. Në vijim të këtij bashkëpunimi, Komisioni i Policisë Gjyqësore miratoi me vendimin
nr. 27/1, datë 30.10.2020, “Rregullore për sistemin e vlerësimit të rezultateve në punë dhe
integritetin e Oficerëve të Policisë Gjyqësore”, e cila u është shpërndarë të gjitha prokurorive dhe
institucioneve shtetërore që ligji u njeh funksionet e Policisë Gjyqësore. Për shkak të natyrës së
paqartë të dispozitave që rregullojnë vlerësimin e oficerëve të policisë gjyqësore të shërbimeve të
Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, varësinë e dyfishtë të oficerëve të policisë gjyqësore,
mosngritjen ende të “Strukturave hetimore në Policinë e Shtetit”, është vendosur që fillimisht ky
sistem të aplikohet vetëm për oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve të prokurorisë.
-Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Prokurori i Përgjithshëm përzgjodhi prokurorin
ndërlidhës pranë Eurojust-it 80, dhe nga të dhënat statistikore rezulton se për vitin 2020 në kuadër
të letër-kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike janë kryer: 119 ekstradime nga jashtë, 114
ekstradime për jashtë, 550 letërporosi nga jashtë, 620 letërporosi për jashtë, 35 transferime të
dënuarish nga jashtë, 5 transferime të dënuarish për jashtë, 34 transferime procedimi nga jashtë,
22
81 Të dhënat për vitin 2019 kanë qenë: 36360 referime nga policia e shtetit; 38 referime nga policia financiare; 66 referime nga policia e ndërtimit;
30 referime nga policia pyjore; dhe 264 referime nga policitë e tjera, ndërsa nga policia elektrike janë referuar vetëm 2 raste.
82Me shkresën e saj nr. 235/4 prot., datë 9.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/1 prot., datë 10.2.2021.
15 transferime procedimi për jashtë, 54 njohje vendime penale nga jashtë, 12 njohje vendime
penale për jashtë, janë trajtuar 28 praktika (kërkesa për asistencë), në bashkëpunim me Eurojustin,
nga të cilat 21 kërkesa janë dërguar nga Prokurorët e vendeve të BE-së të atashuar në Eurojust,
ndërsa 7 kërkesa janë përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme në Eurojust, me qëllim lehtësimin e
dhënies së ndihmës juridike në kohë reale.
– Në lidhje me zbatimin e rekomandimit për organizimin e trajnimeve të përbashkëta janë në
proces për të realizuar një cikël trajnimesh me pjesëmarrjen e prokurorive me juridiksion të
përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, Oficerët e Policisë së Shtetit, strukturave hetimore të
doganave dhe tatimeve, inspektorë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të
Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e
Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Gjithashtu është
përmendur arritja e marrëveshjes të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese me qëllim rritjen e
cilësisë së hetimeve/kallëzimeve të paraqitura dhe rritjen e efektivitetit të hetimeve për veprat e
referuara prej tyre.
– Në lidhje me zbatimin e rekomandimit të forcimit të koordinimit ndërinstitucional, në lidhje
me të dhënat statistikore në fushën e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar,
pastrimit të parave, organi i prokurorisë bën me dije se sistemi CAMS nuk është ende funksional.
Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është ngritur një grup pune ku janë ftuar edhe
përfaqësues të projektit EURALIUS V. Aktualisht Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të
kryerjes së një analize teknike nga një ekspert i pavarur i caktuar nga EURALIUS V, për të
vlerësuar se në ç’masë një investim i mëtejshëm në këtë program është rentabël dhe/ose mund ta
bëjë atë funksional.
– Ndërkohë nga analiza e statistikave të prokurorisë për vitin 2020 konstatohet se numri më i
madh i referimeve ka ardhur nga policia e shtetit me 31415 çështje të referuara, ndërkohë që
referimet e policive të tjera janë si vijon: 49 çështje të referuara nga policia e ndërtimit; 17 çështje
të referuara nga policia financiare; 16 çështje të referuara nga policia pyjore; 19 çështje të
referuara nga policia elektrike; dhe 282 çështje të referuara nga policitë e tjera. Përveç referimeve
nga policia e shtetit, numri i referimeve të tjera vijon të jetë i ulët, ku në krahasim me vitin 201981
rezulton një rritje e lehtë e referimeve nga policia elektrike me 17 raste më shumë dhe policitë e
tjera me 18 raste më shumë. Ndërsa lidhur me rastet e referuara për policinë e shtetit rezulton një
rënie e numrit të çështjeve të referuara me 4945 raste më pak, për policinë financiare me 21 raste
më pak të referuara, për policinë pyjore me 14 raste më pak të referuara dhe për policinë e
ndërtimit 17 raste më pak të referuar.
– Nga vlerësimi i rekomandimeve të propozuara nga Ministritë e linjës që kanë në përgjegjësi
agjencitë ligjzbatuese që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, evidentohet progres i arritur
dhe forcimi i bashkëpunimit me organin e prokurorisë. Me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të
këtij bashkëpunimi, nga këto institucione janë propozuar si vijon:
Ministria e Brendshme82, e ka strukturuar kontributin e saj sipas fushave të
rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave. Konkretisht:
– në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, narkotikëve e
trafiqeve dhe krimeve financiare fokusohet në:
i. përmirësimin e kapaciteteve njerëzore e teknike, duke planifikuar e zhvilluar trajnime
specifike me qëllim hetimin efikas, në kohë e me cilësi të krimit të organizuar, luftës kundër
narkotikëve e trafiqeve, si dhe krimit financiar, duke u fokusuar në përdorimin e mjeteve speciale
të hetimit, veprimet simuluese, si dhe hetimet pasuror;
ii. rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe shërbimeve të policisë gjyqësore në Policinë e
Shtetit, me qëllim shkëmbimin e shpejtë e të saktë të informacionit në kuadër të hetimeve;
23
iii. rritja e rolit të prokurorit të çështjes, në hetimin e procedime komplekse dhe të vështira, që
kanë impakt dhe ndjeshmëri të lartë publike;
iv. rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, për zbulimin e autorëve që i
fshihen drejtësisë;
v. rritja e bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e
krimeve kompjuterike të përdorura për pastrimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale në
përgjithësi, si dhe ato për qëllime financiare e të terrorizimit;
vi. krijimin, administrimin dhe rakordimin e regjistrave me të dhëna të plota e të konsoliduara
për veprat penale të rënda, (korrupsionin, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimin e
organizuar, trafiqet e paligjshme), sipas standardeve dhe rekomandimeve ndërkombëtare të
FATF-së dhe Moneyval-it, me qëllim krijimin, administrimin, mbajtjen e të dhënave unike në nivel
kombëtar;
vii. ngritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve të seksioneve të posaçme për hetimin e pastrimit
të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe hetimeve pasurore, pranë prokurorive
të rretheve gjyqësore, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.
– Në kuadër të luftës kundër korrupsionit Ministria e Brendshme sugjeron:
i. forcimin e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe shërbimeve të policisë gjyqësore në Policinë
e Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin efektiv të metodave speciale të
hetimit, duke forcuar jo vetëm kuadrin normativ ndërinstitucional por dhe bashkëpunimin
reciprok;
ii. rritjen domethënëse të hetimeve pasurore për çështjet e korrupsionit, të shtrira më herët në
kohë dhe synimin për rritjen e konfiskimit të pasurive të paligjshme;
iii. planifikimin dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta me prokurorët e Prokurorisë së
Posaçme për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byronë Kombëtare të Hetimit
dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore. Në lidhje me një nga sugjerimet për rritjen e
numrit të hetimeve, veçanërisht hetimeve proaktive për rastet e korrupsionit në sistemin e
drejtësisë dhe nivelet e mesme e të larta të administratës shtetërore, duhet të mbahet në
konsideratë kompetenca lëndore e prokurorive të juridiksionit të zakonshëm për këtë kategori
veprash.
– Në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut, Ministria e Brendshme sugjeron:
i. përshpejtimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për
hetimin e rasteve të të miturve, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe shkurtimin e periudhës së
kufizimit të lirisë;
ii. zbatimin e masave alternative të dënimit ndaj personave me rrezikshmëri të ulët shoqërore,
që kryejnë vepra penale që parashikohet masë dënimi deri në 5 vite;
iii. ashpërsimin e politikës penale nga ana e prokurorisë për veprat penale që kanë minimum
dënimi 5 vite, veçanërisht për veprat penale të krimit të organizuar, krimeve të rënda kundër
jetës, korrupsionit, krimit financiar e kryesisht të pastrimit të parave, armëmbajtjes pa leje,
veprave penale që cenojnë mjedisin etj.;
iv. rritjen e aplikimit të gjykimit të drejtpërdrejtë, me qëllim shkurtimin e periudhës së
paraburgimit për personat ndaj të cilëve zhvillohen hetime.
Ministria e Brendshme ka paraqitur disa problematika që lidhen me administrimin e
pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara, ku sugjerohet:
i. Gjatë planifikimit të sekuestros, rritje e bashkëpunimit të prokurorisë me personelin e
Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) në kuadër të
dorëzimit apo të menaxhimit më të mirë të pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara. Ky
bashkëpunim është veçanërisht i nevojshëm në rastet e pasurive me vlera të mëdha, pasurive që
nuk kanë asnjë vlerë, llogarive bankare boshe ose dhe marrjen e masave për vënien në
administrim të tyre pas vendimit gjyqësor;
ii. Prokuroria në kërkesën e paraqitur në gjykatë të përcaktojë saktë pjesën që kërkon të
sekuestrohet/konfiskohet, pasi për shkak të kërkesës të shprehur në përqindje, e cila reflektohet
24
83Me shkresën e tyre nr. 1001/1. datë 10.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/4 prot., datë 12.2.2021.
84 Me shkresën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 699/3 prot., datë 11.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/3
prot., datë 12.2.2021.
në vijim edhe në dispozitivin e vendimit gjyqësor, është e vështirë marrja në administrim e kësaj
pasurie;
iii. Koordinimi midis institucioneve sugjerohet edhe për përcaktimin e shpenzimeve të
administrimit të pasurisë së sekuestruar/konfiskuar, për të cilat, gjatë proceseve gjyqësore për
sekuestrimin, konfiskimin, apo revokimin e pasurisë të shtetasit që është nën hetim pasuror,
prokurori duhet ta kërkojë specifikisht, që të reflektohet edhe në dispozitivin e vendimit
gjyqësor.
Krahas sa më sipër, Ministria e Brendshme ka paraqitur edhe disa sugjerime të tjera
në interes të respektimit të përcaktimeve ligjore dhe rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit
institucional:
i. Respektimi i parimit ligjor për delegimin e hetimit strukturës së shërbimit të policisë
gjyqësore që e ka referuar veprën penale te prokurori;
ii. Njoftimi i institucioneve për mënyrën e përfundimit të tyre në rastet kur personat e
kallëzuar janë personel i institucionit;
iii. Intensifikimi i punës midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për integrimin e programeve
dhe sistemeve respektive të menaxhimit të çështjes, duke pasur parasysh edhe rekomandimet e
Progres Raportit të Bashkimit Evropian.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, konkretisht Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve83
i. në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 1079, datë 15.7.2020, janë marrë
angazhime për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim rritjen e saktë
dhe të plotë të rrethanave të faktit në shkelje të ligjit që përbëjnë vepër penale në fushën e
pastrimit të parave, krimeve financiare, për kryerjen e hetimeve pasurore për sekuestrimin dhe
konfiskimin e aseteve kriminale;
ii. në nivel qendror është rënë dakord të ngrihet një strukturë e cila do të veprojë si organ
monitorues dhe koordinues për analizimin dhe vlerësimin e ecurisë së zbatimit të masave
ndërinstitucionale dhe problematikave në kuadër të hetimit të veprave penale objekt të fushës së
veprimit të memorandumit;
iii. kërkohet një vëmendje e shtuar dhe prioritet më të lartë në sektorët e identifikimit me risk
si sektori i ndërtimit, juridiksionet offshore dhe zbatimi i një plani masash në kuadër bashkëpunimi
ndërinstitucional për mbledhjen e tatimeve të shmangura;
iv. kërkohet më tepër vëmendje në lidhje me fenomenin e skemave mashtruese me TVSH,
krijimi i subjekteve tregtare fiktive, administratorëve apo ortakëve fiktivë, dënimi i të cilëve është
i paefektshëm;
iv. në veprat penale në fushën e tatimeve duhet të zbatohet gjerësisht sekuestroja preventive
dhe konservative.
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave (DPPPP)84 paraqet të
njëjtat sugjerime, mbështetur dhe në rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë:
i. nevojitet një rritje në tërësi e numrit të rasteve të dërguara në gjykatë për veprën penale të
parashikuar nga neni 287, “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, të Kodit
Penal, duke përdorur në mënyrë sistematike edhe provat rrethanore, me fokus të veçantë në
rastet kur pasuria që i nënshtrohet pastrimit apo tentohet t’i nënshtrohet, të ketë prejardhje nga
pasuri kriminale të krijuar jashtë vendit apo nga raste korrupsioni brenda vendit;
ii. nevojitet rritje në tërësi e numrit të rasteve të dërguara në gjykatë për të cilat kërkohet
konfiskimi i pasurisë kriminale (për çdo vepër të aplikueshme), përfshirë pasurinë indirekte dhe
atë të prejardhur nga pasuria fillestare kriminale;
iii. vëmendje e veçantë duhet për rastet e hetuara dhe gjykuara sipas nenit 287 të Kodit Penal
në të cilat kjo vepër penale kryhet nga persona të tretë, familjarë, lidhje të ngushta shoqërore apo
profesionist, duke synuar dënimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë;
25
85 Me shkresën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 699/3 prot., datë 11.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/3
prot., datë 12.2.2021.
86 Informacion i përcjellë në mënyrë elektronike, me email-in e datës 20.4.2021, nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë.
87 Me shkresën e saj nr. 790/1 prot., datë 23.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/5 prot., datë 24.2.2021.
88 Me shkresën e saj nr. 345/1 prot., datë 8.2.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 211/2 prot., datë 11.2.2021.
iv. qartësim dhe unifikim i qëndrimit të prokurorive të rretheve gjyqësore për autonominë e
veprës penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal, pasi edhe pse dispozita ligjore është
shumë e qartë, herë pas here ndeshen vendimmarrje jo në përputhje me parashikimin ligjor;
v. të shihet mundësia e miratimit të procedurave të unifikuara standarde hetimore për veprat
penale të parashikuara nga nenet 287, 287/b, 179/a, 230/a të Kodit Penal.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave85 shprehet se ka pasur një bashkëpunim të mirë si
me Prokurorinë e Përgjithshme ashtu edhe me Prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm. Gjatë
vitit 2020, nuk ka pasur problematika në lidhje me mosfillimin e referimeve penale, pasi referimet
e Oficerëve e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të
Doganave, ndër vite janë vlerësuar nga organi i Prokurorisë duke i regjistruar si procedime
penale. Gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur problematika të vonesës në kthimin e përgjigjeve apo
kërkesave për informacion. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për shkaqe administrative në
funksion të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë (vendosjen e gjobave administrative të
cilat gjenerojnë të ardhura në buxhetin e shtetit), si dhe nisur nga fakti i marrjes së informacionit
në terren, i cili shërben për investigimin e mëtejshëm për të shkuar në origjinën e personave që
kryejnë kontrabandë, sugjeron veprat penale në fushën e kontrabandës, të parashikuar në Kodin
Penal të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht se nga cili institucion vjen pranë Prokurorive, të
ndiqen nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit86 vlerëson bashkëpunimin midis dy
institucioneve dhe sugjeron:
i. forcimin e këtij bashkëpunimi nëpërmjet dhënies prej tyre të informacionit dhe ekspertizës
në fushën e lojërave të fatit;
ii. rritjen e hetimeve proaktive jo vetëm për veprat penale që lidhen me veprat penale në
fushën e lojërave të fatit, por edhe në veprat penale si pastrimi i produkteve të veprës penale,
mitmarrja, shpërdorimi i detyrës, evazioni fiskal; si dhe
iii. rritjen e numrit të çështjeve të dërguara për gjykim për këtë kategori veprash penale me
qëllim reduktimin e këtij fenomeni.
Ministria e Mbrojtjes87 nuk ka paraqitur problematika në lidhje me prokurorinë por ka
sugjeruar:
i. të hartohet një plan trajnimi bazë (fillestar) dhe i vazhdueshëm, i përditësuar për oficerët e
Policisë Gjyqësore dhe oficerët e Policisë Kriminale që gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore të
Policisë Ushtarake;
ii. të hartohet një udhëzim i Prokurorisë së Përgjithshme për drejtuesit e prokurorive të
rretheve për unifikimin e trajtimit të procedimeve penale ushtarake, të cilët janë pezulluar më
herët dhe kanë plotësuar afatet e parashkrimit.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit88 paraqet ndryshimet e saj organizative, ku pas procesit
të shkrirjes së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT-së)
në tre institucione, një pjesë e policisë pyjore ka kaluar në strukturën e Inspektoratit Kombëtar të
Mbrojtjes së Territorit (IKMT-së), dhe për rrjedhojë Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) nuk
ka kallëzime penale në nivel qendror dhe rajonal, pasi fusha e përgjegjësisë është mjedisi dhe
ujërat dhe shkeljet e konstatuara lidhen me kundërvajtjet administrative. Gjatë vitit 2020,
Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) ka depozituar 10 raste në zbatim të vendimit nr. 424,
datë 27.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për një shtesë në vendimin nr. 171, datë 27.3.2019, të
Këshillit të Ministrave, ‘Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së
stacionit të plazhit’”, pranë strukturave të Policisë Vendore, ndërkohë që nga Agjencia Kombëtare e
Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe institucione të tjera të varësisë së Ministrisë së
26
89 Me shkresën nr. 2138 prot., datë 1.3.2021, protokolluar pranë Ministrisë së Drejtësisë me nr. 1257 prot., datë 2.3.2021.
Turizmit dhe Mjedisit, gjatë vitit 2020 nuk ka pasur raste penale të referuara drejtpërdrejt në
Prokurori.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve89 parashtron shqetësimin, në lidhje me disa çështje
konkrete:
i. për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a, i K. Penal, hetimi dhe vënia përpara
përgjegjësisë penale të autorëve nuk është në nivelin e duhur;
ii. numri i çështjeve të dërguara për gjykim është i ulët në krahasim me çështjet e pushuara
dhe mosfilluara;
iii. hetimet e zhvilluara nuk janë të plota, dhe shpesh kufizohen vetëm në administrimin e
raporteve të shërbimit të policisë së burgjeve, pa kryer veprime të tjera të domosdoshme shtesë,
në funksion të mbledhjes së provave për këtë vepër penale;
iv. mungojnë hetimet në lidhje me ekzistencën e bashkëpunimit në kryerjen e kësaj vepre
penale ose në lidhje me moskallëzimin e krimit nga personat e tjerë të cilët vuajnë dënimin.
Në lidhje me shqetësimin e paraqitur lidhur me qëndrimin e gjykatës, vlerësimin e hetimit,
formën e zhvillimit të procesit me gjykim të posaçëm, marzhin e dënimit të dhënë nga gjykata
dhe zbatimin e bashkimit të dënimeve, këto shqetësime nuk janë element i punës së organit të
prokurorisë, megjithatë për forcimin e efektivitetit të hetimit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
ka sugjeruar: i. rritjen e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit për rastet e përfunduara
me vendim mosfillimi/pushimi; ii. nxjerrjen e një udhëzimi nga Prokurori i Përgjithshëm për
unifikimin e qëndrimit të prokurorive të juridiksionit të zakonshëm në lidhje me këto vepra
penale.
Sa më sipër, Këshilli i Ministrave, me qëllim forcimin e bashkëpunimit
ndërinstitucional i rekomandon:
1. Konsolidimin e bashkëpunimit nëpërmjet nxitjes për shkëmbim të të dhënave, kryerjes së
analizave të përbashkëta për rastet e referuara, shkëmbimit dhe kërkimit të ekspertizës, krijimin e
procedurave standarde hetimore me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe institucioneve kombëtare
dhe ndërkombëtare në funksion të hetimit të specializuar, të shpejtë dhe të gjithanshëm të
grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe lehtësimeve proaktive që lidhen me
veprat penale në fushën e pastrimit të parave, pastrimit të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe
terrorizmit.
2. Forcimin e efektivitetit të hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal, por
edhe nëpunësve publikë të administratës tatimore dhe asaj doganore, nëpërmjet zbatimit të
marrëveshjeve ndërinstitucionale.
3. Forcimin e kapaciteteve të seksioneve të posaçme pranë prokurorive me qëllim rritjen e
numrit dhe cilësisë së hetimeve për veprat penale në kompetencë të këtyre seksioneve.
4. Shtimin e rasteve të përfshirjes në kryerjen e veprimeve të përbashkëta hetimore të
oficerëve të shërbimeve të tjera të policive gjyqësore, sidomos për rastet e referuara në prokurori
prej tyre, në respektim të parimit për të caktuar si OPGJ oficerin e strukturës referuese.
5. Zhvillimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta me oficerët e
policive gjyqësore në drejtim të ligjshmërisë së veprimeve hetimore dhe vlerës së provave
veçanërisht në rastet e hetimeve financiare, evazionit fiskal dhe krimit kibernetik.
6. Përmirësim të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me të dhënat statistikore, në kuadër të
raportimeve që lidhen me procesin e integrimit të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit