Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës: Kam qenë jashtë kur ndodhi tragjedia.

Mos i humb

Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës, teksa u thirr si dëshmitar në seancën gjyqësore të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.

“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot.

Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumcci, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër.

Nuk e them dot me saktësi sa herë, por kam qenë. Kemi bërë biseda personale, politike, familjare.”, mësohet të jetë shprehur djali i ish-kryeministrit Berisha.

Mes të tjerash ai mohoi se ka dërguar faks, ndërsa theksoi se faksi nuk është dërguar nga ai.

“Për faksin e mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë me shënimin “për z. Shkëlzen Berisha” kam marrë dijeni nga media.

Faksi nuk është nisur nga adresa ime dhe as ka mbërritur në adresën time.

Mënyra më e mirë për ju (i drejtohet prokurorëve te SPAK) është ta gjeni cili e ka bërë.

Nuk kam bërë ndonjë kallëzim për këtë fakt, pasi nuk kam pasur arsyem di që Bumçi ka bërë një kallëzim për “falsifikim”. Fatmir Mediun e njoh që prej vitit 1994.”, ka pohuar Shkëlzen Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit