Zbardhet draft-opinioni i ‘Venecias’ për afatet e Vettingut: Propozimi i maxhorancës, në përputhje me standardet evropiane

Mos i humb

Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias, ku thuhet se mbështet kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve që kryejnë vettingun e njerëzve të drejtësisë, deri në date 31 dhjetor 2024.

Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje”, -thuhet në raport.

Kujtojmë se opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias do të diskutohet e më pas do miratohet në sesionin e datës 10 dhjetor.
Po ashtu Komisioni i Venecias u angazhua në këtë proces pas kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë.
Maxhoranca është shprehur më herët se qëllimi i ndryshimit kushtetutës është që të gjithë magjistratët, gjyqtarë dhe prokurorë t’i nënshtrohen të njëjtit standard kontrolli, pasi kalimi i verifikimit tek KLGJ e KLP do sillte ndryshim të metodologjikës së punës, si dhe mundësisht konflikt interesi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit