ZBULIMI/ Dokumente sekrete të Londrës: muslimanët duhen edukuar ta duan NATO-n

Mos i humb

Një grup hakerësh anonimë ka lëshuar një seri të re të dokumenteve të rrjedhura nga rrjeti sekret i influencës në Britani të Madhe, ku ndër të tjera, në disa prej tyre trajtohet çështja se si duhet t’u shpjegohet muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar se “pse NATO është e rëndësishme”.

Dokumentet thonë pse është e rëndësishme të “edukosh” muslimanët rreth paktit të NATO-s.

“Pjesëmarrja e NATO-s në vende me shumicë muslimane, të tilla si Afganistan, Irak dhe Siri, tregon se shumica dërrmuese e muslimanëve mund ta shohin atë si armike e Islamit dhe të muslimanëve”, thotë autori, duke fajësuar paditurinë e këtyre të fundit mbi rolin e Aleancës.

Në vend të kësaj, sipas dosjes, muslimanët, sidomos anëtarët e rinj të pakicave etnike në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat konsiderohen tashmë si  “problematike”, duhet të mësojnë se “NATO është një organizatë ndërkombëtare e dedikuar për parandalimin e luftërave dhe konflikteve dhe e cila luan një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin dhe realizimine një paqeje të qëndrueshme për botën”.

“Njerëzit duhet të inkurajohen për të biseduar me miqtë dhe familjet rreth të kuptuarit e tyre të rolit të NATO-s në konfliktet globale, duke përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare në zonat e fatkeqësive natyrore të tyre”, thotë dokumenti. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit