Policia e Shtetit organizoi ditën e sotme një operacion anti-kanabis në zonën e Fushë Krujës, ku sipas informacioneve paraprake u shoqëruan 10 persona ndërsa u zbuluan edhe disa sera ku ishte mbjellë lënda narkotike.
Forcat operacionale të RENEA-s dhe FNSH-së u përqëndruan në fshatin Nikël, ku të pranishëm në aksion ishin dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duke filluar nga drejtori Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.
Veliu ka udhëhequr këtë operacion, që është iniciuar nga të dhënat e “Guarda di Finanza-s”, ku përmes monitorimit nga ajri janë vërejtur parcela me kanabis të mbjella në zonë.


