Zbulohet planeti i ri gjigand

Mos i humb

Është 9 herë më i dendur se Jupiteri, frut i kolapsimit të një sasie të jashtëzakonshme gazi

Dokumentohet nga teleskopi Hubble lindja dhe formimi i një planeti gjigand. Është frut i kolapsimit masiv të një sasie të jashtëzakonshme gazi.
Bëhet fjalë për një planet 9 herë më të dendur se Jupiteri, që lindi pra jo si pasojë e një akumulimi të ngadaltë materiali përreth bërthamës, sikurse ndodh zakonisht dhe mënyra që ne njohim.
 

Ky planet rrotullohet rreth yllit mëmë në një distance që është 93 herë më e madhe se ajo që ndan Tokën nga Dielli. Përreth yllit madje ekspertët thonë se mund të orbitojnë edhe planetë të tjerë, e dy duket se janë në fazë embrionale.

Krijimi i kësaj bote të re në hapësire është vëzhguar edhe nga teleskopi Subaru që ndodhet në Hawai ku është konfirmuar vrojtimi i Hubble.

Fillimisht rreth yllit është krijuar një disk i gaztë, e më pas akumulimi i vrullshëm e masiv e tij ka krijuar planetin e ri, pa një bërthamë qëndrore.

Sipas studiuesve sasitë e mëdha të gazit janë kolapsuar si pasojë e instabilitetit gravitacional.

Krijimi i ekzoplanetit AB Aurigae b është përshkruar në revistën shkencore ndërkombëtare Nature.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit